E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Një lloj leucemie e ka mbërthyer shoqërinë tonë"

Pasiguria njerëzore, e cila të ngërthen, paradoksalisht, është rrjedhojë e një teprice pozitiviteti, një pikë e pashmangshme në nivelin e negativitetit. Nëntë vite pas luftës në Kosovë, Mitrovica ende mbetet një qytet i ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. Në qytetin e Mitrovicës tensionet, trazirat, protestat dhe demonstratat janë aktivitete të jetës së përditshme.

Mitrovica është një qytet i ndarë në shumë drejtime. Ai është i ndarë fizikisht nga ura, është i ndarë nga natyra me lumin Ibër, që praktikisht kalon nëpër qendrën e qytetit, si dhe psikologjikisht dhe mendërisht pas luftës në Kosovë, sepse njerëzit nuk kanë patur mundësi të kalojnë urën, për të shkuar në anën tjetër të qytetit të ndarë mes dy komuniteteve.

Në mjaft raste, përpjekja për të kaluar urën ka çuar në vrasje. Po një problem veçanërisht shqetësues për ta ishte edhe vizita në varrezat e të afërmve të tyre. Për çudi, shqiptarët që banojnë në pjesën jugore të qytetit, i kanë varrezat në pjesën ku jetojnë serbët, ndërsa serbët që jetojnë në anën tjetër të qytetit, i kanë varrezat në anën e shqiptarëve, gjë që i bënte të pamundura vizitat e tyre në to, pa u shoqëruar nga trupat e KFOR-it, por çfarë është një gjë edhe më keqe: është se ato janë shkatërruar.

Një lloj leucemie, e cila ka mbërthyer shoqërinë tonë, një lloj tretje e negativitetit brenda euforisë së spikatur. Gjendja jonë i ngjan asaj të atij njeriut që kishte humbur hijen e vet: ai ose do bëhet transparent, dhe drita do e përshkojë tej e tej, ose alternativisht do jetë i ndriçuar prej çdo këndi, i mbi-ekspozuar dhe i pambrojtur ndaj gjithë burimeve të dritës.

Ne jemi ngjashëm të ekspozuar prej çdo ane ndaj shkëlqim-vështrimit të imazheve dhe informacionit, pa patur asnjë mënyrë të përthyejmë rrezatimin e tyre dhe ne jemi të dënuar për rrjedhojë të gëlqerosim gjithë veprimtaritë tona - marrëdhënie shoqërore të gëlqerosura, trupa të gëlqerosur, kujtesë e gëlqerosur - shkurt, një bardhësi tërësore aseptike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›