Braçe: Berisha po shkel liritë
• Nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe, denoncoi vendimet e qeverisë për përcaktimin e çmimeve referuese të banesave, duke shkelur të drejtat e njeriut, veçanërisht nenin 11 të Kushtetutës.“Sot qeveria e RSH përmes akteve të saj nënligjore ka vendosur çmime referuese për koston e një sipërfaqeje ndërtimi, pra ka vendosur çmime referuese apo një çmim minimal fiskal mbi bazën e të cilit bëhen gjithë llogaritë e tjera për çdo sipërfaqe metër\katrorë ndërtim, veçanërisht për ndërtimin e banesave dhe jo për ndërtimet e tjera të infrastrukturës”, theksoi Braçe.