E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimentimi, opozita kundër qeverisë

• Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dje vetëm me votat e maxhorancës p/ligjin “Për falimentimin”.Gjatë shqyrtimit të këtij projekti opozita u shpreh kundër, duke e argumentuar me faktin se qeveria do të ndërhyjë në shpalljen e ndërmarrjeve të falimentuara. Sipas deputetit të PS-së, Pandeli Majko deklaroi se me këtë projekt i jepet e drejta Tatimeve të shkojnë në gjykatë për të kërkuar falimentimin e ndërmarrjeve. Opozita i cilësoi këto ndërhyrje si represive. “Nëse nuk merren masa Ministria e Financave fillon procedimi ndaj tatimorëve. Ju doni të hapni sportin e falimentimit me këtë nismë që po ndërmerrni”, deklaroi Majko. Qëndrimit të socialisti i është kundërvënë deputeti i PD-së, Ilir Rusmali. “Eshtë gjykata që gjykon nëse ka falimentin apo jo, nuk janë tatimet që e vlerësojnë një gjë të tillë”, tha Rusmali. Ish-ministri deklaroi se “ka pasur ndërmarrje që për shtatë vjet me radhë deklaronin bilance negative, sepse nuk donin që të paguanin taksat, tani kjo është lënë si hapësirë dy vjet”. Qeveria ka ngritur shpeshherë shqetësimin për ekzistencën e firmave në mënyrë artificiale, duke kërkuar që të realizohet falimentimi i tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›