Financat pranojnë: Ligji për tatimet i dështuar
• Financat kanë pranuar dështimin e ligjit “Për procedurat tatimore”. Ky ligj daton që në dhjetor të vitit 1999.fabiola ÇelaQë nga kjo kohë e deri më tani qeveritë i kanë bërë goxha ndryshime. Por këto ndryshime veçse e kanë vështirësuar edhe më tej zbatimin e këtij ligji. Në këto kushte ekspertët e Ministrisë së Financave kanë hartuar projektligjin e ri “Për procedurat tatimore”, i cili u diskutua dje gjatë mbledhjes së qeverisë. Gazeta boton të plotë sanksionet që përmban projektligji i ri dhe tabelat me gjobat për të gjitha shkeljetGjobatNë relacionin që shoqëron projektligjin, Ministria e Financave pranon dështimin me mbledhjen e tatimeve dhe klimën e biznesit. Sipas relacionit, ligji aktual “Për procedurat tatimore”, është i pamundur të aplikohet. Pavarësisht ndryshimeve të bëra ky ligj ka shumë mangësi. Defekti kryesor i tij janë gjobat. Në ligj parashikohen vlera gjobash marramendëse, të cilat shumë biznese e kanë gati të pamundur që t’i paguajnë. Jo pak herë bizneset janë ankuar për penalitetet e rënda që përcakton ky ligj. Por përveç gjobave një tjetër pikë e dobët e këtij ligji është edhe liria gati e pakufizuar që kanë inspektorët tatimorë. Jo pak herë vlera e gjobës që tatimorët u kanë vendosur bizneseve është sa dyfishi i shumës së tatimeve që duhet të paguajë sipërmarrësi. Kjo ka qenë dhe “molla e sherrit”, mes tatimorëve dhe sipërmarrësve. Të dhënat tregojnë se gati 75 për qind e rasteve të gjobave ankimohen. Në kushtet kur niveli i gjobave është jashtëzakonisht i rreptë, shumë biznese janë të prirur që të mos i paguajnë duke fshehur veprimtarinë e tyre. Përballë një situate të tillë është rritur ndjeshëm evazioni fiskal. Pra, ky ligj jo vetëm që nuk ka luftuar evazionin fiskal, por përkundrazi ka ndikuar në lulëzimin e ekonomisë informale në vend. Përveç kësaj në ligjin aktual nuk ekziston përjashtim i arsyeshëm i shkaqeve, pra nëse biznesi ka pasur një rast të arsyeshëm për moszbatimin e ligjit, atëherë ky rast të përjashtohej nga vendosja e gjobës. Sistemi i gjobave duket se është hartuar duke pasur si objektiv parësor rritjen e të ardhurave sesa parandalimin e moszbatimit të ligjit. Në këto kushte Ministria e Financave ka hartuar një projektvendim të ri “Për procedurat tatimore”, i cili është diskutuar dje në qeveri. Me këtë projektligj të ri ekspertët e Ministrisë së Financave kanë zbutur disi vlerën e gjobave. Sipas projektligjit të ri do të vendosen gjoba të rrepta vetëm në ato raste kur konstatohet se subjektet nëpërmjet mashtrimit kanë shkaktuar evazion fiskal. SANKSIONET ne ligjin e ri Neni 111 Dënimet administrative 1) Çdo veprim ose mosveprim i tatimpaguesit, agjentit tatimor ose përfaqësuesit të tatimpaguesit, që bie në kundërshtim me ligjin dhe për të cilin ky ligj parashikon dënim administrativ, përbën shkelje tatimore administrative. 2) Shkeljet e ligjit që parashikohen per lëvizjen e mallrave nëpërmjet kufirit doganor të Shqipërisë dënohen në përputhje me legjislacionin doganor të Shqipërisë. 3) Shkeljet e ligjit qe parashikohen per mallrat e akcizes, zbatohen ne per perputhje me ligjin per akcizat. 4) Gjobat e vendosura për shkelje tatimore administrative mund të hiqen në rrethana të jashtëzakonshme kur moszbatimi i legjislacionit tatimor është shkaktuar nga fatkeqësi natyrore ose rrethana të tjera të jashtëzakonshme, siç mund të jetë vdekja ose një sëmundje e rëndë e tatimpaguesit, ose kur tatimpaguesi vepron në përputhje me udhëzimet me shkrim të administratës tatimore. Neni 112 Mungesa e ekzekutimit te detyrimit per regjistrim 1) Perveç sanksioneve administrative te parashikuara ne ligje te tjera, mosrespektimi i detyrimit per regjistrim apo detyrimit per perditesimin e te dhenave, dënohet me gjobë te barabarte me 25.000 lek per çdo shkelje. Neni 113 Mos-deklarimi në afat 1) Tatimpaguesi i cili nuk leshon deklaratën tatimore në afat dënohet me gjobë të barabartë me 10.000 lek per çdo deklarate tatimore te padorezuar. Neni 114 Mos-pagimi ne afat i detyrimit tatimor apo kontributetit 1) Tatimpaguesi i cili nuk arrin qe brenda afatit te parashikuar ne kete ligj per pagese të paguajë, shumen e detyrimit tatimor, kontributit, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 5 % të shumës së detyrimit te papaguar për secilin muaj apo pjesë te muajit gjate te cilit pagesa nuk eshte kryer. Ne asnje rast shuma nuk mund te jete me e vogel se 10.000 lek dhe me e madhe se 25 % te detyrimit te paraguar. Neni 115 Plotesimi i pasakte e deklarates tatimore dhe kerkesa e pasakte per rimbursim 1) Dorezimi i një deklaratë tatimore të pasaktë apo kërkese të pasaktë për rimbursim denohet me një gjobë te barabarte me 5 % te shumes se detyrimit te papaguar apo rimbursimit te kerkuar me teper, për secilin muaj apo pjesë muaji derisa shuma e detyrimit të paguhet plotësisht. Ne asnje rast shuma nuk mund te jete me e vogel se 10.000 lek dhe me e madhe se 25 % te detyrimit te papaguar. Neni 116 Evazioni fiskal 1) Fshehja e detyrimeve tatimore, nepermjet dorëzimit te dokumentave false, deklaratave te paverteteta apo informacioneve joreale, konsiderimi i te cilave çon ne perllogaritjen e pasakte te shumes se tatimit, takses apo kontributit, perben evazion fiskal dhe denohet me gjobe te barabarte me 100% të diferences se shumes se perllogaritur nga ajo qe duhet te ishte llogaritur ne fakt. Neni 117 Dënimet për agjentët e mbajtjes së tatimit në burim 1) Çdo agjent i mbajtjes së tatimit në burim apo agjent i taksave, që nuk arrin të mbledhë tatimin në fjalë apo të japë llogari për të apo ta paguaj tatimin e tillë në datën e caktuar apo t’i shmanget pagesës së tij, detyrohet te paguaje një gjobe te barabartë me 50 % te shumën e plotë të tatimit të pambledhur, të papaguar apo të shmangur. Neni 118 Mos-mbajtja e saktë e librave, regjistrave dhe dokumentacionit 1) Tatimpagues që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentacionin tatimor te kërkuar sipas ketij ligji, detyrohet te paguaje nje gjobe te barabarte me 10.000 per çdo shkelje, ne rastet kur eshte klasifikuar si biznes i vogel dhe ne rastet kur eshte klasifikuar si lloj tjeter biznesi duhet te paguaje gjobe te barabarte me 50.000 lek per çdo shkelje. 119 Mos-deklarimi i te punesuarve 1) Tatimpaguesi punedhenes i cili nuk ka deklaruar ne organin tatimor, çdo te punesuar rishtazi te pakten 48 ore perpara fillimit te punes, perveç detyrimit per pagimin e shumes se kontributeve te papaguara, detyrohet te paguaje edhe nje gjobe te barabarte me 10.000 – 20.000 lek per çdo shkelje. Neni 120 Pagesat ose arkëtimet me para në dorë mbi 300.000 lekë 1) Tatimpaguesit qe jane persona fizikë apo juridikë tregtarë, që kryejne transaksione shitje apo blerje me para në dorë per shuma që tejkalojnë 300.000 lekë, dënohen me gjobë në masën 10% të vlerës së secilit transaksion. Neni 121 Mallrat e pashoqeruar me dokumenta tatimore 1) Tatimpaguesi qe mban ne ruajte, përdor apo transporton mallra te pashoqeruar me dokumenta tatimore ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, denohet me: a) konfiskim te te gjithe sasise se mallit qe mbahej ne ruajte, përdorej apo transportohej i pashoqeruar me dokumenta tatimore ose b) me kerkesen e tatimpaguesit masa e konfiskimit, zevendesohet me pagesen e menjehershme te nje gjobe te barabarte me vleren e tregut per te njejtin mall. Neni 122 Kundervajtjet administrative ne perdorimin e pajisjeve fiskale 1) Tatimpaguesi person juridik denohet me gjobe nga 20.000 deri ne 100.000 leke nese: 1. nuk instalon dhe përdor pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë; 2. nuk leshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave, apo shërbimet; 3. leshon nje bilete që nuk përmban elementët e përcaktuar ne kete ligj per kuponin tatimor; 4. leshon kupon tatimor ne te cilin ka vendosur nje vlere te ndryshme nga vlera e çmimit te afishuar; 5. nuk afishon në një vend të dukshëm një poster për detyrimin e blerësit të mallrave, apo përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor; 6. nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor ne ambientin e ofrimit te mallrave apo sherbimeve; 7. nuk ben faturë për qarkullimin e mallrave të realizuar, apo. shërbimeve te ofruara; 8. nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave; 9. nuk merr me qera apo nuk regjistron paisje fiskale rezervë ne rastet kur ky ligj parashikon kete detyrim; 10. nuk mban dhe mirëmban ne kushte pune paisjet fiskale. 11. nuk njofton menjehere defektin e ndodhur ne pajisjen fiskale dhe nuk ploteson ne rregull librezen fiskale te defekteve. 2) Për kundravajtjet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, drejtori përgjegjës i tatimpaguesit, denohet me gjobe nga 10.000 deri ne 30.000 leke. 3) Per kundervajtjet e parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni, te kryera me shume se nje here, mund te vendoset pezullimi i veprimtarise deri ne tre muaj. 4) Per kundervajtjet e parashikuara ne paragrafin e pare te ketij neni, te kryera me shume se tre here, mund te vendoset mbyllja e veprimtarise. 5) Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljeve të parashikuara në këte nen bëhet nga organet tatimore dhe të policisë financiare të juridiksionit ku tatimpaguesi ushtron veprimtarinë ose kryen shkeljet. Neni 123 Denimet per shoqerite e autorizuara 1) Shoqerite e autorizuara qe tregtojne pajisje fiskale denohen me gjobe te barabarte me 50.000-100.000 leke nese : a) nuk sigurojne miratimin e Drejtorise se Kalibrimit dhe Peshmatjes perpara hedhjes ne treg te nje tipi te caktuar te kasave regjistruese; b) nuk sigurojne mirembajtjen e pajisjeve fiskale kur jane te autorizuar per nje sherbim te tille; c) nuk i ofron tatimpaguesit pajisje fiskale rezerve, nepermjet se ciles ai do te regjistroje xhiron, ne rastet e nderprerjes te perkohsheme te perdorimit te pajisjes fiskale te tij. d) nuk ndryshon tipin e ndaluar te pajisjes fiskale me tipin e pershtatshem dhe te miratuar. 2) Shoqerite e autorizuara te mirembajtjes se pajisjeve fiskale denohen me gjobe te barabarte me 30.000-60.000 leke nese : a) nuk hap skedar dhe nuk emeton librin e mirembajtjes; b) nuk shkruan te dhenat e nevojshme ne librin e mirembajtjes; c) nuk neneshkruan nje protokoll per marrjen persiper te mirmbajtjeas se pajisjes fiskale; d) nuk miremban pajisjen fiskale dhe memorjen fiskale brenda kushteve te percaktuara ne autorizim; e) nuk kryen vulosje te re te pajisjes fiskale ne prani te perfaqesuesve te administrates tatimore; f) nuk informon administraten tatimore, ne rastet kur tatimpaguesi ka ndermarre veprime me qellim ndryshimin e te dhenave te regjistrimit te xhiros; g) nuk informon tatimpaguesin, me te cilin ka kontrate mirembajtje rreth heqjes se autorizimit; h) nuk merr ne dorezim te dhenat nga memorja fiskale ne prani te tatimpaguesit dhe perfaqesuesve te administrates tatimore. i) nuk ruan memorjen fiskale ne menyren e parashikuara nga dispozitat perkatese. Neni 124 Kundervajtjet ne leshimin e faturave tatimore 1) Mosleshimi i fatures tatimore apo faturës tatimore me TVSH, denohet me gjobe te barabarte me 100% të detyrimit tatimor të padeklaruar ose të papaguar si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve specifike tatimore. Neni 125 Mospamarrja e kuponit tatimor 1) Blerës, ose përfitues i shërbimit i cili gjate kontrollit ne disnancat e parashikuara me udhezim te ministrit te financave, nga vendi i shitjes apo ofrimit te sherbimit, nuk gjendet i pajisur me kupon tatimor, denohet me gjobe te barabarte me 1.000 lek. 2) Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes së parashikuara në këte nen bëhet nga organet e administrates tatimore të juridiksionit ku kryen shkeljet. Neni 126 Mosdhënia e informacionit 1) Refuzimi per dhenien e informacionit te kerkuar nga administratës tatimore ne perputhje me dispozitat e ketij ligji denohet me gjobe te barabarte me 10.000-50.000 lek per çdo shkelje. Neni 127 Pengimi i kontrollit ose hetimit tatimor 1) Tatimpagues i cili në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë, pengon ushtrimin e te drejtave te administrates tatimore ne lidhje me kontrollin apo hetimin tatimor, denohet me nje gjobe nga 100.000 per biznesin e vogel dhe 1.000.000 lek per bizneset e tjera. 2) Te drejten per miratimin e mases se gjobes se parashikuar ne paragrafin e pare te ketij neni e ka drejtori i drejtorise rajonale apo i njesive te ngjashme me to si dhe per tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel kjo e drejte i takon titullarit te zyres tatim-taksave te qeverisjes vendore. Neni 128 Leshimi i fatures se pasakte 1) Tatimpaguesi që lëshon fature tatimore të pasaktë e që rezulton me ulje të detyrimit, apo rritje të shumes per t’u rimbursuar denohet me gjobe te barabarte me 50 % të shumës së efektit në ulje të detyrimit tatimor, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave të llogaritura në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore. 2) Tatimpaguesi që lëshon një faturë tatimore me pasaktësi por që provohet se nuk ka efekt në llogaritjen dhe pagimin e detyrimit tatimor dënohet me gjobë prej 10.000 lekë. 3) Tatimpaguesi i cili nuk është subjekt i detyrimit per leshimin e fatures me TVSH, dhe lëshon fatura TVSH-je, dënohet me gjobe te barabarte me 50% TVSH-së së dhënë në faturën tatimore të paautorizuar si dhe marrjen e 100% te TVSH-se se faturuar padrejtesisht. Neni 129 Dënimet për tatimpaguesit qe jane banka apo institucione financiare 1) Shkeljet e mëposhtëme nga bankat dhe institucionet e tjera financiare që kryejnë operacione bankare, kur nuk përbejne veper penale, ndëshkohen me gjobë si vijon: a) për hapjen e llogarive, për pagesa ose forma të tjera transsaksionesh bankare/financiare për personat fizikë dhe juridikë pa dokumentin zyrtar që konfirmon numrin e identifikimit të tatimpaguesit, në shumën 50 000 lekë për cdo shkelje; b) për mosrespektimin e afatit të njoftimit të administratës tatimore për hapjen nga tatimpaguesi të llogarive, të pagesave ose forma të tjera transaksionesh bankare/financiare, në shumën 40 000 lekë për cdo shkelje; c) për mostransferimin e pagesave nga tatimpaguesi në buxhet brenda një ditë pune nga dorëzimi i urdhërit të transferimit nga tatimpaguesi, në shumën prej 125 përqind të interesit ndërbankar të Bankës së Shqipërisë të llogaritur çdo ditë deri në transferimin e pagesës në buxhet; d) kur banka nuk mban shumen e kerkuar, ajo paguan gjobe te barabarte me 0.2 % ne dite, te detyrimit te pambajtur. Neni 130 Mosafishimi i çmimeve te shitjes 1) Mosafishimi i çmimeve te shitjes se mallrave apo sherbimeve, denohet me gjobe te barabarte me 35.000 lek per tatimpaguesit e klasifikuar si biznes i vogel dhe 65.000 lek per tatimpaguesit e tjere.