Braçe: Berisha shkeli vijën e kuqe, tani do mbrojmë votën me çdo mjet
Tiranë- Menjëherë pas përfundimit të seancës maratonë të Kuvendit të Shqipërisë ku u miratua shkarkimi nga detyra i anëtarit të LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ka reaguar në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Eron Braçe duke theksuar: “Tani nuk na mbetet gjë tjetër veç të vetëmbrohemi. Të mbrojmë votën me çdo mënyrë e mjet!! Po po, me çdo mjet!!”
Kështu ka deklaruar deputeti socialist pasi ka dalë nga salla e Kuvendit.
“SALI BERISHA KALOI SOT NE MBREMJE “VIJEN E KUQE”!! BASHKE ME KATER DEPUTETE SOCIALISTE, ME SAKTE, KATER DEPUTETE QE KANE MARRE VOTAT E SOCIALISTEVE!!
TANI NUK NA MBETET GJE TJETER VEC: TE VETMBROHEMI!!
Te mbrojme voten e secilit prej nesh, secilit prej jush dhe voten e gjithkujt qe ka vendosur dhe voton kunder Sali Berishes!!”,- shkruan Braçe.
Këtij rebelimi i parapriu brenda dyerve të Kuvendit edhe incidenti mes ish-deputetit socialist Kastriot Islami dhe deputetit socialist Gazmir Bizhga, të cilët gati u konfrontuan fizikisht me njëri-tjetrin.
Tre ish-deputetët socialistë bashkuan votat me Partinë Demokratike për të formuar mazhorancën dhe për të miratuar shkarkimin e Ilirjan Muhos, që kërkonte të paktën 71 vota.