Braçe: Bode nuk na bind, arka e shtetit është bosh
Partia Socialiste reagoi gjatë ditës së diel kundër sigurive të dhëna gjatë së shtunës nga ministri i Financave, Ridvan Bode, në lidhje me situatën financiare të buxhetit të shtetit.
"Tashmë është e qartë për të gjithë shqiptarët që ne nuk kemi sot as qeveri në detyrë, as qeveri në tentativë, as qeveri të votuar nga populli, por kemi një qeveri jo serioze, të provuar si të papërgjegjshme në raport me financat publike disa herë", deklaroi anëtari i Kryesisë së PS-së, Erjon Braçe.
"Dy herë rresht, në më pak se një muaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ai që mban dhe llogaritë e qeverisë, me gjuhën e tij ende përkëdhelëse ndaj qeverisë ka thënë se risku i likuiditetit për qeverinë është shumë i lartë. Treguesit e përkeqësuar të muajit korrik, si edhe të 7 muajve të parë të vitit, tregojnë frikshëm se arka e shtetit është bosh", vijoi më tej Braçe.
Ministri Ridvan Bode deklaroi të shtunën se situata financiare e vendit është e mirë, se kriza botërore ka ndikuar shumë pak në të ardhurat e buxhetit dhe se qeveria ka rezerva të bollshme të krijuara nga privatizimet për të përballuar çdo të papritur.
"Ne kemi në dispozicion të buxhetit të vitit 2009 për t‘u përdorur rreth 90 milionë euro të privatizimit të kompanisë ARMO, pasi nuk i përdorëm dhe i lamë për këtë vit; kemi të ardhurat nga privatizimi i OSSH-së, rreth 102 milionë euro dhe kemi të ardhurat nga privatizimi i aksioneve të AMC-së, rreth 48 milionë euro. Të gjitha këto fonde do të përdoren për financimin e investimeve publike dhe për uljen e borxhit", u shpreh ministri i Financave.
Sipas Braçes, "Kryeministri ynë e ka reduktuar ministrin e Financave në një sekretar të përgjithshëm partie, objekt të teatrit të tij me hope në qeveri, të cilit nuk i jep autoritet as për të vendosur tarifat publike të shkollimit, e jo më të flasë për gjëra më serioze, siç janë të ardhurat, shpenzimet, borxhet, interesat, deficiti, depozitat e qytetarëve, si edhe monedha kombëtare".
Kundër deklaratës së Braçes, dje reagoi zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
Gjatë periudhës janar-korrik, buxheti i shtetit shënoi një deficit të përgjithshëm prej rreth 40 miliardë lekësh, 23 për qind më shumë se planifikimi. Të ardhurat qenë më të ulëta, ndërsa shpenzimet u tejkaluan në disa zëra të rëndësishëm, si paga a investime. Gjysma e deficitit buxhetor u mbulua me kredi të huaj me interes shumë të shtrenjtë, ndërsa gjysma tjetër u mbulua me financim direkt nga Banka e Shqipërisë. Statistikat e BSH-së tregojnë se në tregun bankar shqiptar ka pak ose aspak likuiditet të disponueshëm për t‘u investuar në borxhin publik. BSH-ja i ka bërë thirrje disa herë qeverisë t‘i ulë shpenzimet.