E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: "Dosjet", Berisha mbron abuzimet e familjes

Partia Socialiste shprehu dje shqetesimin se PD nuk lekundet dhe nuk reflekton aspak, pavaresisht thirrjeve te shumta te nderkombetareve, per te riparuar projektligjin per hapjen e dosjeve te ish Sigurimit te Shtetit. Nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace tha se mungesa e reflektimit nga mazhoranca, tregon qendresen jetike, te te gjitheve bashke, ne qellimet antikushtetuese, kriminale, te dhunimit te ligjit dhe pengimit te drejtesise per familjen Berisha. "Kryeministri eshte varrmihesi "VIP" ne nje ceremoni luksi per gjykates e prokurore qe ai i do t'i nenshtruar, pa sy, pa goje, pa mendje te lire juridike, pse jo dhe te vrare, por qe duhet dhe kane detyrimin kushtetues te bejne drejtesi mbi korrupsionin e qeverise se tij. Ndryshe askush, i madh e i vogel nuk do te kete me besim ne te drejte, hetim apo gjykim", tha Brace duke kerkuar qe kryeministri te terheqe projektin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›