E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasja e dy rrymave ne LSI

Ne forumet dhe strukturat drejtuese te Levizjes Socialiste per Integrim ujerat nuk kane rrjedhur te qeta, pavaresisht dukjes solide dhe nje funksionimi "fizarmonike". Pertej deklaratave zyrtare dhe njoftimeve hermetike per mediat, takimeve ne fshatra e qytete, ne vijimesi nuk kane munguar perplasjet e dy rrymave ne kete parti te re, te shkeputur nga PS, pikerisht per shkak te pamundesise se bashkejeteses ne te njejtin podium te Nanos dhe Metes. Te cilet njeri qan momentin kur dha doreheqjen pas humbjes ne zgjedhje, tjetri qan momentin e ngutjes per t'u larguar dhe mungesen e durimit, durim nga i cili perfitoi ne menyren me perfekte kryetari aktual i socialisteve, Edi Rama. Ne mes te ketyre tallazeve qe nuk kane reshtur ne LSI, qendron kryeministri aktual Berisha, qendrimi ndaj te cilit ndante dhe dy rrymat ne kete parti. Njera prej rrymave, qe me sa duket perfaqesohej nga Brokaj, kerkonte nje politike me te ashper ne drejtim te kreut te mazhorances, qe do ta evidentonte LSI-ne, si nje parti potenciale te se majtes, nderkohe qe Rama merrej me fuqizimin e rolit drejtues brenda PS. Ndersa rryma tjeter, e cila mesa duket perfaqesohej nga Meta, ishte per nje qendrim me konstruktiv dhe luajal ndaj Berishes. Perplasjet e para linden qe ne janar te vitit te kaluar me kerkesen per realizimin zgjedhjeve sipas afatit kushtetues, nderkohe qe perplasja solli dhe largimin e Brokajt nga drejtimi i grupit te LSI. Duket se bashkejetesa mes ketyre dy rrymave, ishte e tepert per nje parti te vogel si LSI, gje qe zgjidhet me terheqjen e Brokajt nga Kuvendi, pavaresisht deklarimit te Metes se do te qendroje si nenkryetar i LSI. Nje post me i mundimshem se sa ai i nje deputeti te thjeshte. Gjithsesi ecuria e metejme do te zbardhe dhe arsyet e verteta te ndarjes se Brokajt nga politika, pas 17 vitesh pjesemarrje shume aktive ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›