E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:"Doreheqja,per arsye personale"

Kryetari i LSI-se Ilir Meta, permendi Spartak Brahon, si personin qe do te zevendesoje Sabit Brokajn ne Kuvend. Menjehere pas doreheqjes se Brokajt, Meta u shpreh se zevendesuesi do te jete sipas radhes ne listen e LSI-se, ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. "Dihet qe i pari ka qene z. Prifti qe ka perfituar rezultatin me te mire dhe i dyti me sa di une eshte z. Braho", tha ai. Meta e komentoi largimin e Brokajt, nga Kuvendi si vullnet te tij individual. Nderkohe qe sqaroi se doreheqja e tij si deputet, nuk do te thote largim edhe nga LSI. "Besoj se ai i ka shpjeguar arsyet, dhe pavaresisht ketij vendimi ai mbetet nje nga figurat kryesore qe ka kontribuar jo vetem ne themelimin e LSI-se, por edhe qe do te ndihmoje ne te ardhmen per arritjen e objektivave te kesaj force politike", tha Meta. Per pasoje emri i Spartak Brahos pritet te sillet shume shpejt si zevendesues per postin vakant te deputetit te LSI-se, ne Kuvend. Braho nuk mundi te fitoje ne zgjedhjet e korrikut 2005.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›