Braçe: “Hetim të gjithë përvetësuesve të pronave”
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Braçe, ka kërkuar nga strukturat shtetërore që të mos lëshojnë pe ndaj zyrtarëve që abuzojnë duke përvetësuar pronat e shqiptarëve.
Braçe i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të angazhojë
të gjitha institucionet e specializuara për të ndëshkuar të gjithë zyrtarët që përvetësojnë pronat në mënyrë të paligjshme.
“Presidenti i Republikës jo vetëm duhet ta monitorojë, por duhet të angazhojë të gjitha institucionet e së drejtës për të ndëshkuar të gjithë ata zyrtarë që përdorin pushtetin politik apo administrativ, që u ka dhënë ligji, për të përfituar në mënyrë të paligjshme, duke kafshuar copa toke, trojesh, në pasuritë e patundshme të shqiptareve", - tha Braçe.
12 Mars 2008