E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Ja fatura financiare e 35 zv/ministrave

Partia Socialiste deklaron se fryrja pa kriter e nivelit te dyte qeverises qe numeron 35 zëvendës ministra ka nje kosto te rende per taksapaguesit shqiptare. Sipas Erjon Braces ky eshte numri me i madh i zv/ ministrave per nje qeveri qe nga 1912-ta.

"Për shkak të vendimmarrje politike ne kemi sot 35 zv/ministra. Në
ministrinë e Punëve të Jashtme kemi 2 zv/ministra. Dy kemi edhe në
Ministrinë e Integrimit. Në ministrinë e Brendshme kemi 3 zv/ministra, 3
zv/ministra i kemi edhe në ministrinë e Mbrojtjes, dy i kemi në
Ministrinë e Drejtësisë. Në ministrinë e Financave kemi 2 zv/ministra, 3
kemi në ministrinë e Ekonomisë. Në ministrinë e Transportit kemi 3
zv/ministra, 2 i kemi në Ministrinë e Punës. Në ministrinë e Arsimit
kemi 2 zv/ministra, por në ministrinë e Kulturës kemi 3 zv/ministra. Në
ministrinë e Shëndetësisë kemi 3 zv/ministra, por në ministrinë e
Mjedisit kemi 3 zv/ministra. Në ministrinë e Bujqësisë kemi 2
zv/ministra, por kemi edhe zv/ministër për ministrin e shtetit të
qeverisë, pra ministrit pa portofol në qeverinë e Berishës. 140 milionë
lekë në muaj kryetari i PD shpërblen e paguan Lëvizjen Socialiste të
Ilirit, Republikën e Fatmirit, Të Drejtat e Spiros, Monarkinë e Ekremit,
Idetë Liberale të Arjanit, Aleancën personale të vjetër të Neritanit,
Biznesin Mjedisor të Lufterit madje edhe Ballin e Adriatikut” tha Braçe.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›