E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufijtë detarë me Greqinë, grup pune për paktin e ri

Ndonëse janë vendime të të njejtës trupë gjyqësore,, qeveria konfirmon se do t’i shkojë deri në fund kundërshtimit verdiktit të gjykatës Kushtetuese për dosjet, ndërsa do të respektojë rrëzimin po prej kësaj gjykate te paktit detar me Greqinë. Ministri i Mmrojtjes Arben Imami e motivon këtë qëndrim me politizimin që i janë bërë çështjeve.

“Janë dy çështje qartësisht të dallueshme. çështja e lustracionit është
një çështje me karakter të theksuar politik për të cilin mazhoranca ka
pasur një angazhim serioz dhe të plotë për të cilin ka bindjen e saj dhe
për të cilin ajo do të luftojë. Kurse për një marrëveshje ndërkombëtare
qeveria është një aktor ashtu sikurse janë aktore presidenti,
parlamenti, gjykata kushtetuese dhe në këtë rat kur flet gjykata të
tjerët heshtin” tha Imami.

Ministri Imami konfirmon gjithashtu se së shpejti do të ngrihet dhe një
grup i ri negociator për koordinatat e reja me shtetin helen. “Do të
shohim çfarë është pjesë formale dhe çfarë nuk është pjesë formale dhe
pastaj mbi bazën e detyrave që do të ngrihen për një grup të ri apo për
çfarëdolloj rinegocimi ne do të mundohemi të plotësojmë detyrat tona”
tha Imami.

Ministri raportoi në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, për
blerjen e 5 helikopterëve të rinj, blerje e cila u cilësua nga opozita
si një favorizimi  i firmës “Eurocapter’.

Elona Gjylmi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›