E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1, Shqipëria po del nga pandemia

Kreu i Shendetesise Petrit Vasili ka deklaruar se situata nga virusi A/H1N1 ne vendin tone, tashme ndodhet ne nje stad te normalizuar, nderkohe qe vendi duket se po del nga faza e pandemise, pasi kete e deshmojne dhe te dhenat nga strukturat e shendetesise, te cilat nuk kane raportuar raste te reja, nderkohe dhe ato qe jane shfaqur tek pacientet tashme, jane drejt permiresimit. Kjo sipas Vasilit eshte arritur dhe ne saje te monitorimit, nga Instituti i Shendetit Publik, nepermjet analizimit te mostrave ne laboratorin e virologjise.

"Sot mund te thuhet se kemi nje situate perseri nen kontroll, kemi nje
pandemi e cila pergjithesisht eshte ne vezhgim te plote dhe ne
kontrollin e duhur profesional dhe epidemologjik. Dhe besojme se dalja
nga pandemia duket nje realitet", beri te ditur Petrit Vasili, minister i
Shendestise.

Kjo deklarate u be gjate analizes nje vjetore te ISHP, ku Vasili ka
theksuar se ky institucion duhet ti kushtoje rendesi kualifikimit te
vazhdueshem te specialisteve.

"Cdo punonjes i ISHP duhet ta dije me se miri qe puna per thellimin
shkencor te gjithesecilit duhet te jete e pandalshme, por dhe verifikimi
i kapacitetit profesional dhe shkencor i gjithesecilit do te jete
objekt i verifikimit te vazhdueshem", vijoi Vasili.

Vasili nderkohe u shpreh se ne prioritetet e ministrise qe ai drejton
jane dhe investimet ne laboratoret e këtij institucioni, per sigurimin e
shendetiti te popullates.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›