Maqedoni, lëvizja e re e opozitës: Koha për veprim

"Kjo është koha për veprim,kohë për rezistencë, kohë për front”. Nën këtë moto,12 partitë e opozitës të drejtuara nga LSDM-ja kanë formuar një bllok të gjerë opozitar.Tito Petkovski dhe Ljupço Jordanovski sërish u bashkuan me Branko Crvenkovskin ndërkohë frontit iu bashkangjitën edhe Stojan Andovit i Partisë Liberale e Gjorgji Orovçanec i Alternativës së Re.
Me këtë rast lideri socialemokrat Cërvenkovski u shprehë: ”Gruevski me
politikën e tij shkatërruese ka arritur të na bashkojnë të gjithëve.Kjo
është periudha në të cilën të gjitha interesat e ngushta partiake t’i
lëmë anash dhe të bashkohmi për interesin shtetëror, interesin e
qytetarëve,” tha Branko Cërvenkovski, ide kjo e mbështetur nga
Alternativa e Re e cila mendon se me sundimin e VMRO-DPMNE- së janë
hapur beteja për të cila ishte krijuar ideja se janë fituar:“Për këtë
shkak pushtetit i hapim një fronti të ri i cili nuk mund të pajtohet me
ngecjet e shtetit. Për të afirmuar vlerat që janë të rrezikuara ose
janë shkatërruar, hapim frontin dhe të shpallim luftën për rivendosjen e
demokracisë dhe dinjitetit të njeriut,” tha Gjorgji Orovçanec nga
Alternativa e Re.
Këtij krahu opzoitar i është bashkuar edhe Forca Majtiste e Titos,
lideri i së cilës tha se kërkon zgjedhje të parakohshme në tetorin e
këtij viti: “Deri më 29 nëntor të formojmë Qeverinë për shpëtim kombëtar
të Maqedonisë të udhëhequr nga LSDM me në krye shokun, Branko
Crvenkosvki e së bashku me vëllezërit tanë, shqiptarë, turq,vllehë dhe
romë,” tha me këtë rast Presideni i Forcave Majtiste të Titos, Nikola
Ugrinovski si pjesë e këtij fronti pjesë e së cilës nuk janë asnjë parti
shqiptare. Ndërkohë LSDM ka bërë të ditur se pavarësisht konfrontimeve
publike, ftesa është e hapur edhe për PLD-në e Jovan Manasievskit.
Frosina Cvetkovska