Drafti i diskriminimit, debat për mbajten e perçes
Mund të jesh një mësues gay, por jo i mbuluar me perce. Kjo sipas projektligjit kundër diskriminimit, nenet e të cilit shkaktojnë gjithnjë e më shumë kundërshtitë e organizatave jo qeveriare. Projektligji, i cili parashikon ndalimin e diskriminimit seksual, racor, gjininor, etnik dhe gjuhësor, nuk i jep muslimaneve të devotshëm të drejtën e përdorimit të shamive në institucionet arsimore.
Ligji ndër të tjera është cilësuar si shkelës i të drejtave të njeriut,
pasi nuk mbron interesat e personave të tjerë, qe nuk i përkasin
kategorisë së diskriminuar. Madje gjobitja e diskriminuesve mund të
kthehet në një mundësi përfitimi monetar nga individë të vecantë. Drafti
i maxhorancës,hasi në kundërshtitë dhe te Avokatit të Popullit, i cili
kërkoi të merrte kompetencat e komisionerit për këtë cështje.
ALSAT
< I mëparshmi