Dade: Lëvizja për Mendimin Ndryshe komandohet nga Berisha
Thellohet ndarja mes drejtuesve te Partise Socialiste dhe 5 deputeteve te Levizjes per Mendimin Ndryshe qe kerkojne futjen e PS-se ne parlament. Sekretarja nderkombetar ne seline roze Arta Dade deklaroi ne emisionin “Puls” te gazetares Juli Xhokaxhi, se LMN tashme komandohet nga kryeministri Berisha duke iu referuar edhe takimeve me te fundit te tyre me europarlamentare te ndryshem per çeshtjen e bojkotit.
"Ata kanë zgjedhur këtë rrugë. Flasin me gjuhën e Sali Berishës. Flasin
me praktikat dhe hipotezat të Jozefina Topallit. Derisa pranon të jetë
në delegacionin që emëron zonja Topalli do të thotë që ka miratuar këtë
akt që zonja Topalli ka bërë. Pavarësisht se nuk ka bërë betimin emri
ishte ne delefacionin e Këshillit të Europës. Zoti Islami vërtet s’ka
vajtur, por praktikisht nuk është shprehur për këtë fyerje që zonja
Topalli i ka bërë personalisht zotit Islami duke e përfshirë në
delegacion” tha Dade.
Dade u ndal edhe tek emrat e pervecem si Harasani dhe Islami duke hedhur
hije dyshimi mbi karrierat e tyre politike. “është për të ardhur keq që
janë gjithmonë të njëjtët emra që vazhdimish kanë krijuar këto
probleme. Kjo nuk do të thotë se ata janë më demokratë se sa ne që
respektojmë vendimet politike. Unë personalisht nuk i përkas asnjë
grupimi dhe nuk kam qenë asnjëherë shumë pranë liderve. Kanë qenë të
tjerët ata që janë inkurajuar në politikë vetëm pse i kanë shërbyer
liderve. Zoti Harasani është hera e parë që takon ndonjë nga
përfaqësuesit atje... Sigurisht një ish- ministër të jashtëm. Europa ka
kaq etikë dhe për kortezi edhe mund ta takojë, por ama vetë ky ish-
ministër i jashtëm nuk mund të abuzojë me postet që gjithkush e di se si
i ka mbajtur dhe si i ka marre... duke sulmuar koleget gjithmonë edhe
duke folur në të gjitha ambasadat. Kjo është e qartë” tha Dade.
Dade nuk i kurseu akuzat edhe per europarlamentaren Doris Pack, ndersa e
cilesoi si te turpshme takimin e deputeteve te LMN-se me te. “Me këtë
që kanë bërë, deri edhe në mënyrë jo institucionale, kanë shkuar dhe
kanë takuar Doris Pak që për shqiptarët s’do të thotë asgjë. Nuk e
shpall si armike të popullit, por ka qenë e njëanshme. është 1/700 pjesë
e Parlamentit Europian. është dukshëm e djathtë dhe qorazi mbështet
Sali Berishën. Në një kohë kur Sali Berisha ka çuar vendin drejt
greminës sigurisht ka pasur edhe momente që nuk e ka mbështetur për hir
të së vërtetës sepse është detyruar të ketë një farë realizmi” tha Dade.
Bledian Koka
< I mëparshmi