Gati emrat e qytetarëve që do të tërheqin bonot e privatizimit në bankë
Autori i Lajmit: Lili Saraçi
Ministria e Financave është duke përgatitur listën e emrave për qytetarët që do të tërheqin bonot e privatizimit. Burimet zyrtare për gazetën pranë bankës Raifaissen kanë pohuar se janë në pritjet të listës së emrave dhe të një udhëzimi ku do të përcaktohet se si do të bëhet shpërndarja e bonove të privatizimit. “Ne jemi në pritje të listës së Ministrisë së Financës, për emrat e atyre që do të tërheqin bonot e privatizimit në bankë, pasi është Ministria ajo që përgatit listën dhe udhëzimin se si do të bëhet tërheqja e bonove nga ana e qytetarëve. Në bazë të urdhrit të Ministrisë së Financave, banka jonë ende nuk ka vendosur se sa do të jetë tarifa që do tu vendoset qytetarëve për të tërhequr bonot dhe, nëse do të ketë apo jo”,- shprehet Vjola, pranë Raiffeisen bankë. Bonot e privatizimit të investuara dikur në agjencinë Anglo-Adriatika si dhe në dy agjenci të tjera, do të rishpërndahen. Ministria e Financave, pak ditë më parë, nxori urdhrin që bankat tu rikthejnë qytetarëve bonot e privatizimit. Gjithashtu, në urdhrin e Ministrisë së Financave thuhet se qytetarët që do ti rimarrin këto letra me vlerë do të paguajnë tarifa, pasi bankat e nivelit të dytë do të vendosin tarifa për të gjithë ata qytetarë që kanë bono privatizimi në banka dhe duan ti tërheqin. Sipas informacioneve të gazetës, rezulton se qytetarët jo vetëm që humbin nga vlerësimi i ulët që u bëhet bonove të privatizimit në treg, por duhet edhe të paguajnë tarifa për ti tërhequr ato. Nuk dihet ende se sa do të jetë tarifa që do të vendosin bankat e nivelit të dytë për qytetarët, por një gjë është e sigurt, që bonot e privatizimit do të vlerësohen më pak se 20 për qind, pa llogaritur tarifën e tërheqjes. Të gjitha bonot e privatizimit ndodhen të depozituara në një nga bankat e nivelit të dytë, siç është Raiffeisen bank. Qytetarët që kanë një kontratë me anë të së cilës vërtetojnë se kanë depozituar bonot pranë këtyre kompanive dhe me një dokument identifikimi do të paraqiten në sportele për të tërhequr bonot, sipas shumave që kanë depozituar. Për ata që kanë humbur dokumentet, banka do të bëjë verifikimin e regjistrit të depozituesve të fondacionit. Pritet që banka të publikojë emrat dhe dokumentacionin që nevojitet. Sipas udhëzimit të ministrit, bankat pas 30 shtatorit do të paraqesin një raport me shkrim te ministri dhe do të procedohet për asgjësimin e sasisë së mbetur të bonove. Burimet zyrtare në Ministrinë e Financave kanë bërë të ditur për gazetën se do të jenë bankat private ato që do të vendosin për detajet dhe rrugën që do të ndjekin qytetarët deri në rimarrjen e tyre. Paraprakisht, mësohet se të interesuarit duhet të kenë patjetër një dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti, si dhe dokumentin që kanë depozituar bonot. Në rast se një nga këto dokumente do të mungojë, atëherë do të jetë e pamundur tërheqja e shumës së bonove që janë depozituar. Ndërkohë, duke pasur parasysh se tashmë kanë kaluar gati 13 vjet që nga dorëzimi i bonove, në rast se individi që ka investuar në fondin e investimit, rezulton i vdekur, kthimi mbrapsht i bonove të depozituara do të bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil që rregullojnë trashëgiminë.
Anglo-Adriatika, 120 milionë dollarë bono
Në vitet e para të qeverisë të Partisë Demokratike, u emetuan rreth 820 milionë dollarë bono privatizimi, të cilat pas vitit 1997 u mbyllën në sirtarë. Fondi Anglo-Adriatika ka të mbyllur një vlerë bonosh prej 120 milionë dollarësh, që u përkasin 47 mijë familjeve shqiptare. Ministria e Financave nxori udhëzimin ku do të bëjë rishpërndarjen e mbi 10 miliardë lekë bonove të fondit Anglo-Adriatika. Çdo shqiptar e mban mend emrin e këtij fondi, i cili mori përsipër të menaxhojë dhe investojë afërsisht 120 milionë dollarë në bono privatizimi të shqiptarëve, por që dështoi. Qeveria e para vitit 1997 bëri një marrëveshje, ku përcaktohej se fondi do të grumbullonte letrat me vlerë dhe do ti fuste në privatizim, ndërkohë që Anglo-Adriatika mori licencën për të grumbulluar afro 10 për qind të totalit të bonove, afro 10 miliardë lekë. Fondi mblodhi letra me vlerë deri në vitin 1997, afro 2 miliardë lekë, ndërkohë që u rikthye sërish pas trazirave, për të mbledhur edhe mbi 7 miliardë lekë të tjera, deri në vitin 1999. Pas këtij viti përfaqësuesi amerikan u rishfaq në vitin 2000, për tu larguar më pas pa dhënë shpjegime.
Bonot e privatizimit, jo më shumë se 20 % e vlerës
Ndonëse do të futen në proces letrat me vlerë dhe bonot e privatizimit të punonjësve, ato nuk do të njihen me vlerë të plotë. Po ti referohemi ligjit, rezulton se në nenin 12, Ligji 8306 dt.14.03.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, caktohet se pjesëmarrja e letrave me vlerë për privatizim, në privatizimin e ndërmarrjeve dhe shoqërive të sektorëve me rëndësi të veçantë, përcaktohen në formulën e privatizimit, por në çdo rast ajo nuk do të jetë më e lartë se 20 për qind e kapitalit të llogaritur. Mënyra e përfaqësimit të mbajtësve të aksioneve e të drejtat që rrjedhin prej tyre caktohen nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa në Ligjin 8334 dt. 23.04.1998 "Për privatizimin e shoqërive tregtare që veprojnë në sektorët jo strategjikë", neni 2, parashikohet se formula e privatizimit në këtë rast, caktohet nga Ministria e Ekonomisë pas caktimit të pjesës së aksioneve për ish-pronarët e truallit e punonjësit e shoqërisë. Paketa e aksioneve në këtë ligj caktohet si pjesa e aksioneve që i ofrohet publikut e punonjësve të shoqërisë, në këmbim të bonove e lekëve të privatizimit.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010