E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Klientela e familjes po shkatërron tregun

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, deklaroi dje se sipas studimit të "Eurochambers" për investimet në Ballkanin Perëndimor, qeveria e familjes po ndërton një mur të pakalueshëm, antiligjor e kriminal, m‘u përpara çdo sipërmarrësi europian që kërkon të investojë këtu. "85% e bizneseve të pyetura, që operojnë në Shqipëri, janë të pakënaqura nga qeveria e familjes, nga administrata tatimore e familjes, i konsiderojnë politikat fiskale të paqarta, të pamjaftueshme e selektive", u shpreh Braçe. Klientela e FAMILJES po shkatërron tregun, shtoi ai, po monopolizon aktivitetin ekonomik, po shkatërron konkurrencën, po çon drejt falimentit mijëra biznese, po tremb e largon investitorët potencialë. "Ky është muri që po ngrihet para çdo biznesi të ndershëm e që nuk ka lidhje me familjen", tha Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›