E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi, Gjinushi, Leskaj, Dokle e Brokaj, bashi i djemve të integrimit

Njerëzit që nxori dje Edi Rama për të mbrojtur alternativën e integrimit ishin ish-ministrat e Sigurimit të Shtetit, sozitë e Enver Hoxhës apo kryetare të organizatave të grave komunizmit, që merreshin veç me terrorizimin e lagjes

E shumëpritura protestë e opozitës filloi dje në Tiranë. Fillimi i saj, nuk dukej shumë premtues, për pjesëmarrje apo entuziazëm deri në të tretat e saj, kur edhe është paralajmëruar përfundimi.
Më tepër sesa mungesa e një “motivi” të fortë e serioz, për grumbullimin e ndoca personave në shesh, që sido të numëroheshin, nuk e kalonin numrin e 1/5 të anëtarësisë së PS-së (ndërsa s’mund të bëhet fjalë për simpatizantë e mbështetës të PS-së, apo të PSD, PDS, PDK, PLD e G99, anëtarësia dhe mbështetësit e të cilëve përfaqësoheshin nga vetëm Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka, Spartak Ngjela e Erjon Veliaj), ajo që ka parashkruar fatin e kësaj proteste, ka edhe kontributin e oratorëve të saj.
Duke kaluar në skaner gjithë ata drejtues të PS-së, apo edhe drejtues të partizave ish-parlamentare, që dje kërkonin hapjen e kutive të votimit, nga podiumi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe duke krahasuar profilet e tyre me idenë e trumbetuara nga ana e Edi Ramës, atë të “politikës së re”, dhe “integruesit e Shqipërisë” duhet thënë se pas këtij krahasimi, sërish shumë ishin ata qinda protestues, që ende pas 20 vjet demokraci, kanë nostalgji të dëgjojnë dogmat e Gramoz Ruçit, Skënder Gjinushit, Valentina Leskajt Namik Dokles, apo Sabit Brokajt.
Kur përmend emrin e Gramoz Ruçit (pa u ndalur te “perfomanca” e tij), mendja të shkon te 2 prilli i vitit 1991, kur ai, si i fundit Ministër i Brendshëm i kohës së diktaturës, është përgjegjësi i masakrës së Shkodrës. Pas kësaj Gramoz Ruçi, ende nuk ka mbajtur përgjegjësi. Duk ndalur edhe te perfomanca e tij, nuk ka se si të mos evidentosh, “simbolin” e “politikës së re” apo të “integrimit të Shqipërisë” edhe për oratorinë e tij, ku jo shumë por shqiptimi nga ana e tij e fjalës “prokurori” për “prokurori”, mjafton për të besuar se e ka tejkaluar etiketimin si përfaqësues i kësaj ideje të Edi Ramës. Gjithsesi kjo nuk e ka ndaluar që të mbijetojë në politikë, në raport me të cilën ai ka qenë gjithmonë “frymë e re” edhe kur vishej si grua për të kaluar kufirin me ndonjë shtet kufitar.
Edhe Skënder Gjinushi, nuk qëndron më pas Gramoz Ruçit. Dikur edhe ai ministër në qeverinë pararendëse të asaj të Gramoz Ruçit, u bë “i famshëm” për atë takimin ku përkrah Ramiz Alisë, si Ministër i Arsimit, mundohej të bindte studetët në dhjetorin e vitit 1990, për të hequr dorë nga protestat. Sot, ai ministri i Ramiz Alisë, jep leksione demokracie dhe sërish shpërdoron institucionin e protestës, kur shfaqet përbri Edi Ramës, pse Edi Rama ia futi me Kodin Elektoral dhe e la jashtë Parlamentit. Duke besuar se ora e tij është ende në vitin 1997, Skënder Gjinushi shpreson ende te ëndrrat me Zani Çaushin, shokun e tij të idealit...
Ohooo, Valentina Leskaj. Që mos ta harrojmë. Ajo ka lidhje me politikën e re, aq sa do të ketë edhe Dash Peza, apo Fidel Ylli pas 9 apo 10 vjetësh. E thënë më thjesht, si investim më i hershëm i saj në politikë, nga familje ndërtuesish, Valentina Leskaj, “politikën e re” e ka parë dhe e sheh të lidhur me interesa të ngushta me kryebashkiakun e Tiranës, kryetar të PS-së, Edi Rama. Këto lidhje, janë aq të forta, sa Edi Rama ka hequr dorë nga zbatimi i Planit Urbanistik të Tiranës, ku një truall të llogaritur për objekt parashkollor në Zonën Nr. C 15, diku në rrugën “Shemsi Haka”e shndërroj me një firmë të tij, në zonë për ndërtim pallatesh nga Ana e Arjan Valentina Leskajt. Jo vetëm kaq, por Edi Rama çnuk ka bërë, por nuk i ka ecur, për të zhvendosur edhe Lanën, bashkë edhe me dy bulevardet e saj, për t’i afruar bulevardet pranë pallateve në ndërtim të Arjan Valentina Leskajt, thjesht dhe vetëm për t’u rritur vlera e metrit katror të apartamenteve që presin të shiten.
Namik Dokle, nuk është asgjë më shumë se një gjynahqarë. Megjithëse ai duket i kënaqur sepse, është i vetmi deputet i PS-së që ka gjalluar në legjislaturat parlamentare të pas vitit 1990, edhe vetë nuk e beson se është përfaqësues i “politikës së re” apo aq më tepër, përfaqësues i “integruesve të Shqipërisë”. Sepsë këtë ai nuk e ka besuar as 18 apo 19 vjet më parë, kur ai konkurronte përballë Ramiz Alisë, si kandidat për President dhe votën e tij e shpërdoronte dhe me mburrje ia jepte rivalit të tij, të fundmit president të diktaturës në Shqipëri. E pra, kur Namik Dokle ende në vitin 1991 mendonte se Ramiz Alia ishte “politikë e re”, dhe ai një vjetërsirë e vetëshpallur, është i pabesueshëm sot para kujtdo, në PS, apo jashtë saj, si përfaqësues i “politikës së re”.
Sabit Brokaj, jo rastësisht është në fundin e kësaj liste të përfaqësuesve të “politikës së re” apo të “integruesve të Shqipërisë”. Ky vend i tij, në këtë renditje lidhet me atë se ai sërish vazhdon të jetë në fund. Dhe ai, ka zgjedhur që fundin në listë, ta shes shtrenjtë, pse avantazhi i tij momental, ani Ilir Metës, përqaset me inetresat e Edi Ramës, që të ketë pranë vetes, për keqpërdorim, njerës dikur të Ilir Metës, që sot i kanë dalë kundër. Po nuk e ka kuptuar atë që Edi Rama nuk pyeti për Skënder Gjinushin, i qoftë haram Sabit Brokajt, ndaj edhe duhet të menaxhojë më mirë keqpërdorimin e tij.
Pas këtij skaneri, Edi Rama nuk ka pse të ndihet keqe me dështimin e radhës, pas injorimit të radhës që i bënë thirrjes së tij për pjesëmarrje në protestë. Sepse, dështimi nuk ishte i tij, por i Gramoz Ruçit, Skënder Gjunushit, Valentina Leskajt Namik Dokles, apo Sabit Brokajt. Sepse ata mbështetës të djeshëm, ishin nostalgjikët e Gramoz Ruçit, Skënder Gjunushit, Valentina Leskajt Namik Dokles, apo Sabit Brokajt. Faji i vetëm i Edi Ramës, lidhet me atë që për “politikë të re” apo “integrues të Shqipërisë” shet këta emra, që janë në politikën shqiptare, shumë, shumë të vjetër, nga sa sforcohet Edi Rama për ti shitur si “politikë e re”.

Përmbajtja e buletineve që shpërndau mbrëmë Edvini për bujtësit e orëve të vona të natës

Protesta e djeshme e PS dhe partizave satelitë të saj, nën frymën e “politikës së re”, ka pasur si risë, metodën e vjetruar të buletineve të PPSH-së. Nëpërmjet  një sistemi, informimi me bazë SMS-të e celularëve, gjithë protestuesit janë njohur mbrëmë me dy buletinet e para.

Buletin Nr. 1
KQ i PSSH në Plenumin e tij të fundit vendosi ndarjen e shokëve dhe shoqeve nëpër çadra si vijon: shoqja Vali me shokun Gramoz, shoqja Mimi Kodheli me shokun Ermelinda Meksi, shoqet Erjon Velia, Sajmir Tahiri dhe Dash Peza do rrinë bashkë se janë ngarkuar edhe me gatimin. Shoku Namik dhe shoku Servet vendosën të qëndrojnë me shokët veteranë në çadrën pranë lulishtes se për shkak të moshës zgjohen shpesh natën! Në vijim do ju njoftojmë për vendimet e mëtejshme! Përshëndetje Revolucionare!

Buletin Nr. 2
KQ të PSSH vëren se, të ndodhur  nën kushtet e rrethimit të egër Berishiano-Evropiano-OSBE-ist, shokët dhe shoqet e ngujuar në Bulevard do të vazhdojnë të mbajnë lart frymën revolucionare. Njoftojmë gjithashtu se Policia e Berishës në përpjekje të dëshpëruar për të ndalur vrullin e protestës, ka zhdukur pizhamet e shokut Namik e gunën salarjote të shokut Gramoz ndërkohë që nuk gjendet as oturaku i shokut Erjon Braçe e as shkrepëset me të cilat shoku Pandi do të ndizte zjarret partizane.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›