E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protesta, Vasili: Kujdes nga AH1N1

Gripi AH1N1 bëhet objekt i përplasjeve në politikë. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, në kuadër të protestës së ditës së sotme të opozitës, bëri thirrje që duhet të tregohet kujdes, pasi grumbullime të tilla janë objekt i përhapjes së virusit.

Në kuadër të kujdesit që duhet treguar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të dy viruseve, ministri i Shëndetësisë, Vasili, i konsideroi një rrezik të madh grumbullimet masive, duke bërë me dije se ato do të ndikonin në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij në një epidemi serioze. Pak orë më vonë, zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj, tha se një deklaratë e tillë tenton të trembë protestuesit. "Të zënë në hallin e frymës opozitare që po rritet përditë në Shqipëri, derri e dosa e qeverisë nxorën derrkucin e vogël të kopesë qeveritare, që të trembë protestuesit e nesërm me gripin e derrit", tha Imeraj. Ajo shtoi se përralla e re e derrit dhe dosës, ka infektuar qeverinë e Shqipërisë me virusin kërcënues të lirive e të drejtave, për të cilat do të protestohet fuqishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›