E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama të kurojë panikun e humbjes

Zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj i është përgjigjur deputetit të PS-së Erjon Braçe duke shtuar se kjo forcë politike nuk ka sjellë asnjë pengesë në numërimin e votave në njësinë nr.5.
“Rama duhet të kurojë panikun e humbjes me qetësues dhe jo me kërcënime ndaj numëruesve dhe vëzhguesve të PD-së. Këto veprime që po bën PS, tensionojnë situatën dhe ngadalësojnë procesin” theksoi Mustafaraj.
“Vëzhgues e numërues të Partisë Demokratike, janë emëruar për të vepruar sipas Kodit Zgjedhor. Shumica e komisionerëve të PS janë të bashkisë Tiranë ose policisë bashkiake”, tha zëdhënësja e PD.
Ajo theksoi se ecuria e numërimit ka qenë normale pasi vetëm brenda pesë orësh janë numëruar 6 kuti dhe në proces janë edhe dy kuti të tjera.
“Ne nuk i bejme thirrje askujt të rrethojë qendrat e numërimit, ne nuk bëjmë presion ndaj vëzhguesve dhe numëruesve të PS, ne do bëjmë gjithçka që zëri i qytetarëve të lexohet”, tha zëdhënësja e PD.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›