E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojne permbysjet e keshillave vendore per te marre Qarkun e Fierit

Beteja Demokratet fitojne kontrollin ne Komunen Mbrostar-Ura dy vota plus per qarkun

Duket se lufta mes dy kaheve politike per marrjen e drejtimit te Qarkut te Fierit vazhdon. Pas deklaratave akuzuese si te kryetarit te keshillit te qarkut Vangjel Ndreka ashtu edhe kunderpergjigjes se dhene nga prefekti Bujar Hasa vazhdojne te kryhen rikonstituime te reja te keshillave te njesive vendore. Mesditen e djeshme eshte kryer rikonstituimi i Keshillit te Komunes se Mbrostar-Ura ku e majta e ka humbur mazhorancen. Ashtu si edhe ne Komunen Dermenas ku e djathta permbysi rezultatin gjate mbledhjes se kryer ne nje ambient jashte komunes edhe mbledhja e Keshillit te Mbrostar-Ura u zhvillua ne te njejtat kushte ne nje lokal aty prane. Kjo pasi kryetari i Komunes se Mbrostar-Ura nuk e ka quajtur legjitime mbledhjen dhe nuk ka lejuar qe ajo te zhvillohet aty. Gjate rikonstituimit te kryer ne nje bar te fshatit kane qene prezente edhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj prefekti i Qarkut Fier Bujar Hasa drejtoresha arsimore Suzana Numani si edhe drejtues te drejtorive te tjera rajonale. Mbledhja eshte kurorezuar me rrezimin e dy perfaqesuesve per qarkun te kesaj komune me konkretisht dy socialisteve Genci dhe Robert Kondakciu. Tashme perfaqesuesit per qarkun te kesaj komune i perkasin Aleances per qytetarin dhe jane Eduart Kaja i Partise Demokratike dhe Shkelqim Hatia i Levizjes Socialiste per Integrim. Mesditen e se enjtes kryetari i keshillit te qarkut Vangjel Ndreka i zgjedhur me 21 shtator te ketij viti gjate nje konference per shtyp akuzoi institucionin e prefektit dhe drejtues te drejtorive te tjera rajonale te qarkut se duke perdorur forcen e pushtetit kane ushtruar presion fizik psikologjik dhe ekonomik kundrejt keshilltareve te majte. Ndersa prefekti Hasa pohoi se institucioni qe ai drejton ka zbatuar vetem ligjin dhe se eshte e drejta e tij te therrase mbledhjen e keshillit te qarkut. Ai pohoi se Vangjel Ndreka nuk ishte i zgjedhur i ligjshem dhe se me date 16 nentor do te vendoset kryetari legjitim i qarkut. Nga permbysjet e numrave neper keshilla duket se e djathta ka arritur te siguroje mazhorancen e nevojshme per te marre drejtimin e qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›