E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Kur vret kryeministri si kriminel, atëherë krimineli ndjen se ka të drejtë të vrasë

Share

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me vrasjet e fundit, pas ekzekutimit të djeshëm të arkëtares Leonora Kaloci. Sipas Braçes, në këtë vend i pari që vret si kriminel është kryeministri, çka u jep zemër pastaj edhe kriminelëve të tjerë që të vrasin.

Leonora Kaloci quhet punonjësja e bankës që u vra dje. U vra thjesht se ishte në punë atë çast.  Në këtë vend nuk ka më siguri kurkund, por veçanërisht në banka. Në Tiranë e Shqipëri tani vret kushdo! Kushdo e ka kurajon të marrë jetën e kujtdo! Ky është trendi i ri.

Por, në këtë vend vrau i pari kryeministri. Herën e parë në vendin e punës, ku njerëzit punonin si skllevër. Vrau 26 njerëz për të vjedhur. Herën e dytë në Bulevard. I vrau për të mbajtur pushtetin. Kur vret kryeministri si kriminel, vret edhe krimineli si kryeministri. Rendi dhe ligji duhet të nisë nga pushteti, që të ketë frikë edhe krimineli, shprehet Braçe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›