E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kërkon sërish pezullimin e hetimeve për organizatorët e 21 janarit

Share

Policia e Shtetit kërkon sërish pezullimin e hetimeve për organizatorët e demonstratës së 21 janarit. Gjatë një letërkëmbimi me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, policia i shkruan grupit hetimor që po verifikon rolin e deputetëve të PS-së gjatë protestës se i qëndrojmë relacionit të mëparshëm të policisë, i cili kërkon pezullimin e hetimeve për organizatorët e demonstratës në mungesë të provave. Sipas Shqip, shkresa është protokolluar në prokurori dhe i është bashkëngjitur dosjes hetimore. Burime nga prokuroria thonë se policia nuk ka pranuar të vërë në dispozicion të prokurorisë oficerët e policisë gjyqësore me arsyetimin se veprimet janë kryer të plota. Vetë prokuroria thotë se do të vijojë të hetojë organizatorët e 21 janarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›