E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace Nuk leviz nga Berati ne asnje moment apo rrethane

Erjon Braçe refuzon publikisht vendimin e Kryesisë Socialiste. Nga Berati, anëtari i Kryesisë dhe nënkryetari i grupit parlamentar tha se, nuk do t’i bindet vendimit për të qënë i deleguar në Korçë, aty ku edhe u caktua nga vendimi i një prej strukturave më të larta në parti.
Braçe ka qenë kritik ndaj qëndrimeve të lidershipit socialist, që pas zgjedhjeve të 8 majit. Në vazhdimësi ai ka kritikuar qëndrimin pasiv, nga tëitteri i kryetarit të opozitës, Edi Rama. Shpërndarja e re e anëtarëve të kryesisë, duke i ndarë deputetet nga zonat e tyre elektorale, hasi në shumë kundërshti brenda strukturave, megjithatë Erjon Braçe është i pari që refuzon publikisht. Këto qëndrime të deputetit të Beratit duket se kanë gjetur mbështetje, pasi në votimin për anëtaret e kryesisë Erjon Braçe u rendit i dyti përsa i përket numrit të votave, pas Gramoz Ruçit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›