Komisioni per Reformen Zgjedhore miraton me konsensus amendamentet

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka miratuar me unanimitet paketën e amendamenteve për kapacitetet e financimit të fushatës elektorale, të subjekteve politik. Gjatë kësaj mbledhjeje, e cila zgjati për rreth 50 minuta, komisionerët shqyrtuan amendamentet e propozuara nga ekspertët në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për ndryshimet në ligjin zgjedhor. Amendamentet kishin të bënin me kapacitetet e financimit të fushatës elektorale, të subjekteve politike. Ndryshimet në ligj konsistojnë në reformimin e parimeve dhe kritereve të financimit të fushatës elektorale, si dhe të burimeve publike dhe private të saj. Pas diskutimeve, komisionerët miratuan në unanimitet amendamentet e propozuara. Në mbledhje morën pjesë dhe ekspertët e huaj të ngarkuar nga OSBE/ODIHR, për të asistuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në veprimtarinë e tij.
Mësohet se komisioni për reformën zgjedhore do të zhvillojë mbledhjen e radhës gjatë javës së ardhshme. Pranë komisionit gjatë kësaj periudhe kanë mbërritur propozime të ndryshme si nga partitë politike parlamentare dhe joparlamentare, ashtu edhe nga grupet e interesit, përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni i posaçëm parlamentar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka afat për të përfunduar punën gjatë muajit mars. Më pas komisioni do të përgatisë paketën përkatëse, ku do të reflektohen ndryshimet në ligj, për t’i dërguar më pas për miratim në seancë plenare.