Braçe kundër vendimit për tranferim: Nuk shkoj në Korçë

Nënkryetari i grupit të PS-së Erion Braçe ka refuzuar zyrtarisht transferimin në qarkun e Korçës siç vendosi pak ditë më parë Asambleja Kombëtare e forcës më të madhe opozitare në vend.
Gjatë një komunikimi me median në Berat, Braçe tha se nuk do të largohet për asnjë arsye nga qarku ku është zgjedhur deputet për të mbuluar një zonë tjetër.
"Nuk pranoj largimin nga Berati. Nuk largohem nga Berati dhe të shkoj në Korçë. Do të përfaqësoj socialistët e Beratit deri në fund", u shpreh Braçe.
Në këtë mënyrë, deputeti Braçe bëhet i pari anëtar kryesie i PS-së që kundërshton rishpërndarjen e re të anëtarëve të forumit të më lartë politik të një partie, sipas qarqeve.
Pas deklaratave në rrjetin social Facebook vjen kështu edhe kundërshtimi zyrtar i Braçes icili ka fajësuar për këtë rishpërndarje të deputetëve në qarqe sekretariatin organizativ.