Boboshtica, rrëzohet kërkesa e Dishos
Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës, Naum Disho, për shtyrjen e vendimit për arrestimin e tij. Ka qënë avokati i tij, Nevzat Tarelli, i cili ka kërkuar që vendimi për arrestimin e Dishos të shtyhet edhe për 6 muaj. Kjo lidhet me faktin se ky i fundit ka probleme shëndetësore.
Ndërkaq, Gjykata e Apelit në Korçë la në fuqi këtë javë dënimin me një vit burg për Naum Dishon, e njëjta masë që caktoi për të edhe Gjykata e Shkallës së Parë.
Për dy punëtorët që ndërtuan memorialin në nder të ushtarëve grekë në Boboshticë të Korçës, Gjykata vendosi dënimin me kusht me 6 muaj.
Naum Disho, kreu i OMONIA-s, akuzohet se ka urdhëruar ngritjen e memorialit të ushtarit grek në varrezat e Boboshticës, duke shkaktuar dëmtimin e tyre.