E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqeria civile Pjesemarrje 30 e grave ne politike

Shoqëria civile kërkon forcimin e sanksioneve ose refuzim të listave të partive politike në rast se ato nuk kanë në përbërjen e tyre 30% gra ashtu siç parashikon edhe ligji për zgjedhjet.
Në një tryezë konsultative në Tiranë, përfaqësuesit e shoqërise civile të mbështetur nga Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas kanë diskutuar dhe përcaktuar bashkarisht hapat, që do të ndjekin në kuadër të rishikimit të Kodit Zgjedhor. Kjo sipas tyre bëhet për një përfaqësim më të mirë të grave në politikë dhe vendimmarrje. Gratë si pjesë përbërëse e parlamentit, këshillave vendore apo në kryetare bashkish apo komunash. E rëndësishme sipas përfaqësuesve të shoqërise civile është fuqizimi dhe zbatimi i sanksioneve për eleminimin tërësisht të votimit familjar. Sugjerimet e dala nga kjo tryezë do t’i paraqiten në një seance të posaçme dëgjimore Komisionit të Reformës Zgjedhore në formën e një paketë propozimesh të përbashkëta për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›