E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, leri batutat dhe angazhohu ne pune

“I bej thirrje Kryeministrit te mos i zvarrise me tutje shqiptaret e shqiptaret me genjeshtra te reja per te mbuluar te vjetrat, por ta shfrytezoje kohen qe i ka mbetur ne krye te qeverise, se paku per te penguar degradimin e metejshem te ekonomise e te sherbimeve ndaj qytetareve tane”. Kjo ishte kunderpergjigjja e ardhur dje nga kryebashkiaku, njekohesisht kryetar i Partise Socialiste, Edi Rama, pas batutave te Kryeministrit per bashkepunim me bashkine per ceshtjet e mjedisit ne kryeqytet. Marre shkas nga deklarata e Kryeministrit Berisha, kryetari Rama i beri thirrje Kryeministrit te angazhohet publikisht me fakte dhe jo me batuta qe qeveria e tij te permbushe detyrimet per mbrojtjen e mjedisit, jo vetem ne kryeqytet, por ne gjithe territorin e Shqiperise. “Kryeministri te mos e zvarrise me tutje kete proces, pasi qeveria e tij eshte pergjegjese e drejtperdrejte per ajrin e ndotur nga makinat, per te cilat nuk ka asnje standard e asnje rregullim ligjor te pershtatur me ambicien e anetaresimit ne BE”, vleresoi Rama gjate fjales se tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›