E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Partia Socialiste të kërkojë ndjesë

Deputeti Erion Braçe shprehet se Partia Socialiste duhet të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë për qëndrimin që ka mbajtur më parë kryesisht për ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, por edhe për vlerësimin e saj për mbrojtjen e institucioneve nga njerëzit politikë. Duke iu referuar pikërisht një deklarate të ambasadorit danez lidhur me pavarësinë e institucioneve dhe produktin që dhanë ndryshimet kushtetuese për sa i përket zgjedhjes së kreut të shtetit, Braçe, duke komentuar në faqen e tij në facebook, shprehet se “PS duhet të reflektojë! Madje ka vend edhe të kërkojë ndjesë!”. Vetëm dy ditë më parë, përsëri nëpërmjet facebook, Braçe ka theksuar se Kushtetuta e bën të domosdoshëm konsensusin për zgjedhjen e Presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›