E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi zgjedhor, Tavo:PS kërkonte eleminimin e LSI-së

Kodi zgjedhor aktual është vepër e Partisë Socialiste për të eliminuar LSI-në nga skena politike. Nga Gjirokastra, deputetit i LSI-së Vangjel Tavo është treguar mjaft i ashpër me Partinë Socialiste ndërsa sipas tij propozimet e dhëna nga LSI-ja për reformën do të japin korrigjimet e nevojshme për kodin zgjedhor.
 

Tavo është treguar optimist për pritshmëritë e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme duke deklaruar se kjo forcë ka të gjitha potencialet të marrë deputet në qarkun e Gjirokastrës edhe nëse futet e vetme në garën elektorale.

Duke u ndalur tek procesi gjyqësor ndaj kreut të LSI-së Ilir Meta, Tavo akuzoi prokurorinë se u bë palë me ata që manipuluan kasetën e cila nxiti 21 janarin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›