Braçe: Përmbytja nga shkarkimet e ujit prej HEC-eve të Drinit

Reshjet e shiut, në periudhën e katastrofës, në veri të vendit, të papërfillshme për të përmbytur një zonë të gjerë që arrin në 11,400 ha
Florion Serjani
Tiranë – Që në 20 dhjetor qeveria ka qenë e informuar për kushtet e motit në ditët në vijim dhe prurjet në liqenet e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin, por megjithatë nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar rrezikun. Denoncimi është bërë nga deputeti socialist Erjon Braçe në Asamblenë e kësaj partie të mbajtur dje paradite. Sipas të dhënave të ofruara nga ekspertët opozitës, të cilët kanë marrë në shqyrtim sasinë e rreshjeve të rëna në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit, si dhe gjendjen në të cilën ndodheshin liqenet e Hidrocentraleve, rezulton se reshjet kanë qenë të p[a[ërfillshme për të përmbytur një zonë aq të gjerë, që arriti në 11.400 hektarë.
Duke marrë për bazë informacionet e publikuara nga media për ecurinë e motit, rezulton se që në 20 dhjetor qeveria ishte në dijeni të faktit se pak ditë më vonë vendi do të përfshihej nga temperatura pranverore, që do të shkaktonin shkrirjen masive të dëborës në male, ndërkohë që sasia e kësaj të fundit do të shtohej për shkak të reshjeve që vazhdonin të binin. Pikërisht në datë 23 dhjetor parashikimet e motit tregonin se temperaturat do të rriteshin me 11 gradë, krahasuar me vetëm dy ditë më parë. Por qeveria dhe Ministria e Energjitikës nuk kanë marrë asnjë masë. Sipas deputetit Erjon Braçe gjithçka është bërë në funksion të grumbullimit të një sasie sa më të madhe uji, për qëllime biznesi, shitje të energjisë elektrike, të paralajmëruar me tender për muajin Janar. “Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, ka deklaruar disa herë se marrëveshja mes KESH dhe OSSH, e detyron koorporatën të furnizojë deri në 70% të konsumit ditor OSSH-në. Po kështu Ministri ka deklaruar se KESH e ka shumë të pa leverdisshme t’i shesë energji shtesë OSSH-së, pasi çmimi në këtë rast është gati dy herë më i vogël se në rastin e eksportit diku jashtë”, është shprehur Braçe. Nga të dhënat e tabelave të import – eksportit për katër muajt e fundit të vitit rezulton se “KESH me nivelin e tij tw prodhimit nw kwto muaj ka favorizuar importin nga OSSH. KESH ka realizuar mbi 7% tw nivelit tw importit kur kjo thuajse ka qenw e panevojshme pwr tw”. Kësisoj pwr socialistwt nwse KESH do tw kish menaxhuar me prodhim situatwn e krijuar nw dhjetor, duke shitur deri nw 100% tek OSSH, atwherw katastrofa nuk do tw kish ndodhur. Por KESH nuk e ka rritur prodhimin sepse “nuk ka pasur kontrata te mjaftueshme pwr tw eksportuar dhe sepse çmimi me tw cilin duhet t’i jepte energjinw shtesw OSSH-sw ka qenw mw pak se dyfishi i çmimit tw eksportit, pwr tw cilin KESH kishte lajmwruar se do tw hapte tender vetwm nw janar.
Gjendja në të tre hidrocentralet në periudhën 21-23 dhjetor
HEC Fierze
Data
Kuota
(m)
Prurje
(m3/s)
Prodhimi
Mëh
Importi
Mëh
Import (KEK)
Mëh
21.12.2009
285.22
262
5200
7220
332
22.12.2009
285.34
290
5700
7320
432
23.12.2009
286.37
731
3800
6888
0
24.12.2009
287.18
712
1300
6888
0
25.12.2009
288.08
656
1100
7247
359
Të dhënat në Mëh për importin- eksport e energjisë
Muaji
Prodhimi
Importi
Importi KEK
Eksporti
Eksporti
KEK
Konsumi
Shtator
249,929
213,928
19,980
10,408
10,408
455,876
Tetor
271,917
209,661
18,425
4,950
4,950
476,988
Nentor
445,905
199,862
Shkodër
Deputetët socialistë shpërndajnë sërish ndihma
Shkodër - Deputetët e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, Ilir Beqja, Arben çuko dhe Ervin Koço kanë qenë sërish ditën e djeshme në zonat e përmbytura në Shkodër. Në lagjen “Livadh” të këtij qyteti si dhe në komunën Bushat, deputetët kanë shpërndarë ndihma për njerëzit e këtyre zonave, por edhe ushqime për bagëtitë. “Sot përsërisim kërkesën tonë që qeveria e Sali Berishës mbasi përmbyti këta njerëz duhet tu gjendet pranë dhe i kërkoj me insistim që të fillojë në mënyrë të menjëhershme një asistencë financiare, që këta njerëz të mund të vazhdojnë jetesën minimale të përditshme. Ndërkohë i bëj thirrje Sali Berishës të mos heqë vëmendjen nga Shkodra, pasi raportohet se ka rënë niveli i ujit në Bunë”- u shpreh deputeti socialist Ilir Beqja. Që nga koha e përmbytjeve në këtë fillim viti kanë qenë të shpeshta vizitat e deputetëve socialistë në këto zona.
Cungu: Situata në Shkodër drejt përmirësimit
Shkodër - Situata e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës po shkond drejt përmirësimit. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu njëkohësisht kryetar i Komisionit të Emergjencës Civile të qarkut tha gjatë ditës së djeshme se, “përmirësimi i kushteve të motit ka favorizuar në stabilizimin e situatës në zonat e përmbytura, ku niveli i ujit po tërhiqet nga dita në ditë duke liruar sipërfaqe të konsiderueshme të tokave të përmbytura”. "Niveli i ujit ka rënë edhe në shumë banesa, ç'ka po i jep mundësi një pjese të banorëve që të rikthehen në banesat e tyre", sqaron ai. Sipas Cungut përmirësimi i dukshëm i motit i ka dhënë mundësi strukturave të shtabit të emergjencës civile pranë prefekturës së Shkodrës të vijojnë me intensitet të plotë zbatimin e planeve operacionale për në drejtim të shpërndarjes së ndihmave. “Një vëmendje e veçantë po i kushtohet furnizimit me ushqim të bagëtive të cilat janë një nga mjetet e jetesës për banorët e zonave të përmbytura” u shpreh Cungu duke falenderuar të gjithë ato shtete, organizata, institucione dhe individë që kanë kontribuar për Shkodrën në këtë periudhë të vështirë. Mësohet se forca të specializuara të ushtrisë dhe policisë, të mbështetur edhe nga ekipe të tjera të ardhur në ndihmë nga vendet fqinj po punojnë në përforcimin dhe ndërtimin e pjesëve të reja të argjinaturave të lumit Drin dhe Bunë. Që prej fillimit të vitit, rajoni i Shkodrës, u përfshi nga përmbytje të cilat erdhën si pasojë e reshjeve të dendura që detyruan hapjen e portave të hidrocentraleve të kaskadës së lumit Drin. Më të dëmtuara nga përmbytja renditen komuna Dajç, Bregu i Bunës, Ana e Malit, Bushat, Velipojë. Edhe gjatë ditës së sotme vijon operacioni për shpërndarjen e ndihmave ushqimore për banorët e zonës së dëmtuar nga përmbytjet, sipas planit të përcaktuar nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.
Bie niveli i Fierzës në 289.89 metra
Tiranë - Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka publikuar të dhënat mbi tre hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin, për ditën e djeshme. Burime nga kjo ministri, thanë se nga të dhënat deri në orën 08:00 të ditës së djeshme, niveli në liqenin e Fierzës është 289.89, duke iu rikthyer kështu plotësisht normalitetit, pasi pika maksimale e tij është 296 metra. Prurjet në këtë ujëmbledhës janë 350 metër kub për sekondë. E njëjta situatë është edhe në liqenin e Komanit, ku niveli i tij është në kuotën e 170.679 metra. Për sa i përket prurjeve, bëhet e ditur se ato janë 130 metra kub për sekondë. Ndërkohë, në liqenin e Vaut të Dejës, prurjet janë 90 metra kub për sekondë, ndërsa niveli i këtij HEC-it është 74.43 metra. Sipas METE-s në të tre hidrocentralet nuk ka shkarkime, ndërsa vijon normalisht prodhimi i energjisë elektrike. Kushtet meteorologjike të ditëve të fundit, kanë bërë që situata në prurjet e lumit Drin të përmirësohet ndjeshëm, ndërkohë që në ultësirat e Shkodrës, uji që përmbyti mijëra hektarë, ka filluar të tërhiqet.