Gjata: “Hapja e kutive, tirani parlamentare”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ndërmarrja e një nisme ligjore nga ana e Parlamentit si dhe ngritja e një komisioni të posaçëm hetimor për hapjen e kutive të votimit, një kusht ky i vënë nga opozita, cenon rëndë dispozitat kushtetuese dhe vendimin e formës së prerë të marrë nga Kolegji Zgjedhor. Kështu është shprehur dje ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata. Ai thotë gjithashtu se, nëse mazhoranca mendon ta zgjidhë përmes kompromisit këtë ultimatum të kryesocialistit Rama, kjo do të sillte një tirani parlamentare. Sipas Gjatës, një vendim i tillë del jashtë juridiksionit të Kuvendit, në shkelje flagrante me ligjin, që mund të krijojë përplasje mes gjyqësorit dhe legjislativit. “S’mundet Parlamenti të marrë në shqyrtim kompetenca të institucioneve të tjera, pasi shkelet dispozita mbi ndarjen e pushteteve. Çështjet zgjedhore i janë lënë me ligj KQZ dhe trupës gjyqësore të kolegjit. Këtu smund të ndërhyjë Parlamenti dhe të thotë që po e bëj unë këtë punë, pavarësisht nga arsyet që kërkohet. Një komision hetimor mund të thotë që KQZ pse s’ka bërë zgjedhje apo ka shkelur afatet. Ajo që thonë se s’duam të ndryshojmë rezultatin, por thjesht të rinumërojmë votat, atë duhet ta kishin parashikuar përpara me ligj. S’mund të dalësh sot dhe të thuash që e duam, sepse e ka edhe Anglia. Ti ke mundësi që si subjekt politik ti shohësh rezultatet, por jo ti rinumërosh votat. Në qoftë se do tua japësh këtë të drejtë qytetarëve në të ardhmen, mirato një ligj, por këtë që kërkon, se ka asnjë vend”, - tha ai. Për Gjatën krijimi i një precedenti të tillë që mund ti hapë rrugë marrjes së kompetencave të gjyqësorit nga ana e legjislativit do të thotë që Parlamenti të dënojë apo të falë një të burgosur, ndonëse organi i ngarkuar me ligj për ta bërë një gjë të tillë është gjykata. “Në qoftë se do të shërbente kjo si zgjidhje politike, atëherë mjerë ne. Pastaj hajde ti heqim të gjitha institucionet dhe ti bëjë Parlamenti të gjitha. Imagjino nesër sikur të kërkohet një komision hetimor apo një ligj, se po u pranua kjo gjë, atëherë Parlamenti pse të mos lirojë apo dënojë një të dënuar, ata që si ka kapur gjykata”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 25/11/2009