E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria e përfshirë në skandalin e armëve

Tiranë- Pas arrestimit të bosit të AEY, Efraim Diverol, i akuzuar nga shteti amerikan për mashtrim rreth fishekëve të blerë në Shqipëri ka reaguar menjëherë partia Socialiste.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe ka akuzuar qeverinë se është e përfshirë në këtë skandal, ndja nuk ka dhënë deri më tani asnjë regaim për gjithë sa ka ndodhur. Sipas Braçes, heshtja nga ekzekutivi i Berishës është treguesi më i mirë për përfshirjen në këtë skandal.

“Qeveria është e përfshirë në këtë skandal, prandaj hesht për arrestimin e Diverolit”.- ka thënë prerë Braçe.

Ai ka kërkuar në emër të PS-së hapjen e hetimit për trafikun e armëve dhe ka shtuar më tej se bashkë me këtë duhet të hidhet dritë mbi aferat e këtij trafiku, duke e cilësuar të frikshme dhe mjaft domethënëse heshtjen e qeverisë. Madje ka nënvizuar edhe heshtjen e kuvendit të quajtur prej tij si kuvendi i Topallit.

“Ne nuk i njohim vetes të drejtën të ndërhyjnë në organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Por ka ardhur momenti që ne të kërkojmë që të regjistrohet nga prokuroria, depozitim i ri penal për një tjetër krim”- tha ai, duke iu refrruar të dhënave më të fundit për skandalin e armëve. Braçe, në emër të PS-së ka kërkuar që të zhvillohen hetime të plota për këtë krim të ri që hedh dritë për një tjetër aferë kriminale, ku është përfshirë qeveria e Berishës.

“Vetëm po të lexosh akuzën, del implikimi i Bershës që ka komplotuar kundër SHBA-së për qëllime përfitimi. Të pandehurit, kishin qëllim të pasuronin të mënyrë të padrejtë veten e tyre dhe të degëzonin përfitimet”- tha ai, duke iu referuar aktakuzave dhe duke kerkuar “Të hetohet trafiku i armëve. Kryeministri të mos e largojë veten nga ky skandal”, tha Braçe, në deklaratën e tij për shtyp. Dy ditë më parë, Gjykata Federale në Majemi e ka akuzuar tregtarin e municioneve, Efraim Diveroli, si dhe dy ish-vartësit e tij dhe një bashkëpunëtor në biznes për mashtrim në prezantimin e municioneve që ata i shitën Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, si pjesë e një kontrate prej 298 milionë dollarësh. Sipas padisë së ngritur, Diveroli dhe kolegët e tij kanë shtuar në mënyrë të padrejtë përfitimet e tyre, duke dërguar me anije në Afganistan fishekë kinezë, por duke i deklaruar ato si shqiptarë. Kontrata e firmosur prej tyre me Ushtrinë si dhe ligjet amerikane e ndalojnë tregtinë e armëve kineze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›