E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, rëndohet shëndeti i minatorëve grevistë

Tiranë- Minatorët e futur në grevë urie kanë shfaqur sot shenja të rëndimit të gjendjes shëndetësore. Sipas sekretarit të Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri gjendja e 15 minatorëve të ngujuar në grevë është rënduar.

“Ata kanë filluar të ndjejnë këputje të përgjithshgme trupore, dhembje koke dhe shumica kanë luhatje të theksuar të tensionit”- tha ai për mediat. Por, megjithë sitiatën shëndetësore tashmmë të rënduar, sipas tij, anjë prej grevistëve nuk ka dashur të dalë jashtë e të lërë grevën në mes.

Ata janë shprehur të vendosur se do të qëndorojnë në grevë, deri sa autoritetet shtetërore të reagojnë për kërkesat e minatorëve. Sipas Xibrit me minatorët e Tiranës do të bashkohen edhe ata të rretheve. Por, këtë radhe, edhe në grevë urie.

Pasi fill pas protestës dhe grevës së minatorëve të tiranës reaguan kolegët në rrethe, në Mirditë dhe Korçë, të cilët u solidarizuar dhe kërcënuan me përshkallëzim të protestës së tyre, deri në grevë urie. Sindikata ka paralajmëruar se do të zhvillohet një grevë masive urie.

Kërkesa themelore e tyre është statusi i minatorit, që është premtuar, por deri tani nuk është bërë asgjë për mbajtjen e premtimit. Kërkesë tjetër është ndërprerja e pezullimit të paligjshëm të pensioneve, ulja e moshës për daljen në pension, pagë më e mirë dhe kushtet të mira pune, që t’u japin siguri për jetën.

Minatorët e Tiranës hynë në grevë urie ditën e enjte dhe dy ditë më pas, u zhvendosën nga zyrat e sindikatës në një tjetër ambient.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›