E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojaxhi: Do prishentë gjitha ndërtesatpa leje, në Hamallaj

TIRANë- Në një prononcim për News 24 kreu i Inspektoriatit Ndërtimor, Gjergj Bojaxhi deklaron se ndërhyrja për prishjen e objekteve të paligjshme do të bëhet në një kohë tjetër, kur edhe situata të jetë qetësuar, ndërsa shton se sot nuk është prishur asnjë ndërtesë.

Bojaxhi shton se nga ana e Inspektoratit Ndërtimor nuk është marrë asnjë aksion sot për prishjen e ndërtimeve, por kanë qenë banorët ata që në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën e kanë qëlluar me mjetë të forta.

“Synojmë pastrimin e të gjitha objekteve në Hamallaj pasi janë të paligjshme. Sot nuk ka pasur asnjë lloj aksioni, ne thjesht ishim në pritje për të ndërhyrë, por e shtymë punën për një ditë tjetër, pas protestës së banorëve”,- tha Bojaxhi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›