E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kapone-ja i bashkisë vetëm kontrollin financiar s’e duron dot

Edhe Al Kapone-ja i vërtetë, pasi kish nënshtruar krejt strukturën financiare shtetërore, prapëseprapaë dridhej nga polici tek dera e bankës. Edhe më i tmerruar është Edvini i bashkisë nga kontrolli financiar, meqenëse ai shquhet si një shpërdorues fondesh, i pavëmendshëm për të fshehur gjurmët

Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja ka reaguar dje pas përgjigjes së kthyer nga Bashkia e Tiranës, se auditimi i kërkuar nga Prefektura nuk është në kompetencat e saj dhe përbën kërcënim por ushtrimin e kompetencave ligjore.
Përballë këmbënguljes së prefektit të Tiranës, Al Kaponja i bashkisë së Tiranës, i njohur ndryshe me emrin Edi Rama, vetëm kontrollin financiar s’e duron dot.
Ndërsa origjinali, Al Kaponja i vërtetë, edhe kur kish nënshtruar krejt strukturën financiare shtetërore, prapëseprapë dridhje nga polici te dera e bankës, imagjinoni kopjen e Tiranës, më shakllaban në vjedhje e më të pavëmendshëm për të fshehur gjurmët.
Më tepër për të sqaruar opinionin, sigurisht edhe në zbatim të ligjit, pa pasur aspak “merak” të zhveshë kryebashkiakun e Tiranës, nga tisi i frikës që e ka ngërthyer, prefektit Kruja, sqaron se auditimi i kërkuar prej institucionit që ai drejton është i ligjshëm pasi, “auditimi i Bashkisë Tiranë është në kompetencë të Prefektit të Qarkut Tiranë, ashtu siç kontrollohet dhe auditohet çdo organ i Qeverisjes Vendore të Qarkut Tiranë dhe jo vetëm për fondin e veçantë”.
“Në këtë kuadër këtu nuk ka synim për ndërhyrje apo cenim të kërkesave tuaja ligjore”, deklaron në letrën e tij, Prefekti i Qarkut Tiranë, Keltis Kruja.
Prefekti sqaron se, kërkesa për auditim në bashki i referohet vetëm kontrollit financiar për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa theksohet se, pikërisht institucioni i prefektit të qarkut po kërkon kontrollin financiar në bashkinë Tiranë për fondet e ardhura nga buxheti i shtetit, ndërsa sqarohet se këto janë përpjekje të bashkisë për të mos zbatuar ligjet në fuqi.
“Në kërkesën tonë ne ju jemi referuar vetëm akteve ligjore në fuqi, të cilat parashikojnë më së miri kompetencën ligjore të kontrollit financiar. Gjithashtu më duhet t’ju ritheksoj se ushtrimi i auditimit dhe kontrollit financiar nuk përbën kërcënim por ushtrim kompetencash ligjore, të cilave ju në mënyrë të përsëritur mundoheni ti shmangeni. Përpjekja juaj për të justifikuar mospërmbushjen e detyrimeve tuaja ligjore si sulme politike nuk është gjë tjetër veçse një dëshmi e qartë që tregon se bashkia Tiranë qeveriset nga ju në mospërputhje të thellë të ligjeve dhe si rrjedhojë edhe në shkelje të plotë të tyre”, thuhet ndër të tjera në letrën e Prefektit Keltis Kruja.
Replikat mes bashkisë së Tiranës dhe institucionit të Prefektit, lindën pas kërkesës së bërë nga kjo e fundit për kontrollin e fondeve të bashkisë. Duke e justifikuar ligjërisht ndërhyrjen e auditit në bashkinë e Tiranës, Prefekti Kruja thotë se gjithçka është e bazuar në ligj. Pritet që në ditët në vijim të ketë veprime konkrete nga institucioni i Prefektit, për të realizuar auditimin financiar në bashkinë e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›