Braçe: “Qeveria, shkaktare e varferimit te shqiptareve”
Nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar raportin me te fundit te Institutit Amerikan te Statistikave Eurosat, qe e rendit Shqiperine ne vendet me te varfra ne Europe. “Dje Instituti Europian i Statistikave, Eurosat, publikoi treguesit reale te standardit te jeteses ne Shqiperi. Sipas agjencise zyrtare te statistikave te BE-se, Shqiperia renditet si vendi me i varfer ne Europe. Shqiptaret kane te ardhurat me te vogla ne Europe. Shqiperia renditet e fundit me indeksin 21, kur Bosnja ka indeksin 26, Maqedonia e ka indeksin 28, Mali i Zi ka indeksin 33, Kroacia ka indeksin 52”, - tha Braçe. Deputeti socialist fajesoi per kete qeverine e deshtuar te Sali Berishes dhe nivelin e larte te korruptimit te saj. “Eshte kjo qeveri qe perfaqeson korrupsioni sot ne Shqiperi dhe natyrisht ne kurriz edhe ne dem te drejtperdrejte te te gjithave shtresave sociale ne kete vend”, - tha Braçe, i cili ftoi te gjithe shqiptaret qe te jene te pranishem dhe te mbeshtesin protestat e opozites me 21 dhjetor. “Ka ardhur momenti qe gjithe shqiptaret te kundershtojne kete Shqiperi. Diten e premte, ne daten 21, ne i ftojme qe te gjithe te protestojne kunder kesaj qeverie dhe te kerkojne me doemos ndryshim me çdo kusht perballe qeverise se Sali Berishes”, - tha Braçe.
19 Dhjetor 2007