Meta: “LRI, institucioni qe perfaqeson rinine shqiptare”
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka marre pjese ne konferencen studentore te Levizjes Rinore per Integrim ne qytetin e Vlores. Gjate fjales se tij ne kete takim, Meta vleresoi angazhimin dhe kontributin e qindra mijera te rinjve, te cilet i jane bashkuar LRI-se dhe LSI. "Une dua te pershendes te gjithe rinine qe brenda nje kohe te shkurter e ka kthyer LRI-ne ne nje institucion shume te fuqishem rinor ne mbare vendin. Askush me shume se LRI-ja nuk e ka ngritur zerin per shqetesimet dhe problemet e medha, qe shqetesojne nxenesit dhe studentet ne Shqiperi”, - tha Meta.
Kryetari i LSI-se nuk nguroi qe te sulmonte nga Vlora kryeministrin Berisha per politikat e tij diskriminuese ne kete qytet. "Vlora ka kohe qe kerkon ndryshim dhe ndarje me keqqeverisjen e Sali Berishes. Vlora ne radhe te pare ndihet e neperkembur dhe e harrur ne premtimet qe iu dhane asaj, sepse ajo ndihet e vetmuar nga ata qe i premtuan qe do i mbronin vlerat turistike qe ajo ka. Jo vetem qe nuk i kane mbrojtur keto resurse te medha qe ka ky qytet, por nuk i kane lejuar qytetareve te Vlores qe te shprehen ne menyre demokratike permes nje referendumi per fatin e zhvillimit te ketij qyteti, te ketij rrethi", - u shpreh Meta.
19 Dhjetor 2007