Superskandali/ Deputetet e Parlamentit, “viktima” te pergjimeve
Permasat e skandalit thellohen edhe me shume, pasi nuk dihet destinacioni i fashikujve qe permbajne bisedat telefonike te pergjuara. Nuk perjashtohet mundesia qe te jene perdorur per shantazh ndaj deputeteve
Shaban Sulçe
Nje skandal i paprecedente pritet te trondite Parlamentin dhe opinionin publik shqiptar. Nje skandal qe implikon strukturat e specializuara shteterore, te cilat rezultojne te kene kthyer ne “viktima” te pergjimeve deputete te Parlamentit. Fakti trondites eshte zbuluar nga Komisioni Hetimor Parlamentar per Pergjimet, anetare te se cilit pohuan ne menyre konfidenciale per gazeten “Albania”, se “nje numer jo i vogel deputetesh rezultojne jane pergjuar ne menyre indirekte”. Por permasat e ketij skandali priten te jene edhe me te medha, pasi nuk dihet fati i fashikujve qe permbajne bisedat e pergjuara te deputeteve. Destinacioni i tyre mbetet mister. Nuk dihet se kujt u jane derguar fashikujt ne fjale, por nuk perjashtohet mundesia qe nje pjese e tyre te jene perdorur per shantazh ndaj deputeteve te pergjuar.
Deputete te Komisionit Parlamentar per Pergjimet kane shpjeguar per gazeten “Albania” se gjate kesaj periudhe kane kerkuar informacion dhe kane kontaktuar me punonjes te strukturave te specializuara shteterore si SHISH, Ministria e Brendshme apo Prokurori e Pergjithshme, ne lidhje me informimin per procedurat e ndjekura per pergjimet. Por surpriza ka ardhur pas pohimit te punonjesve te ketyre strukturave, te cilet jane shprehur se nuk kane qene te pakta rastet kur deputetet e Parlamentit jane kthyer ne “viktima” te pergjimeve indirekte. Ky pohim i ka tronditur anetaret e Komisionit Hetimor Parlamentar, te cilet te ndodhur perballe nje fakti te tille, kane paralajmeruar superskandalin me te madh ne historine e Parlamentit shqiptar.
Skema e pergjimeve
Burime prane komisionit kane shpjeguar skemen e pergjimeve indirekte te deputeteve te Parlamentit shqiptar. Keta te fundit nuk kane qene objekt i pergjimeve te drejtperdrejta, por kjo nuk i ka ndihmuar qe ata te mos bien ne kurthin e pergjimeve. Pergjimet e telefonave te deputeteve kane ndodhur si rezultat i bisedave telefonike qe ata kane pasur me persona te ndryshem (jo deputete), te cilet kane qene objekte reale te pergjimeve nga ana e strukturave te specializuara shteterore. Keto telefonata jo vetem qe jane pergjuar, por edhe jane transkriptuar dhe sistemuar ne fashikuj te veçante nga ana e ketyre strukturave. Sipas ligjit, pergjimet e telefonatave te siperpermendura duhet te nderpriteshin menjehere, pasi legjislacioni shqiptar e permban qarte evitimin e pergjimeve per deputetet dhe te njerezve me imunitet. Por nje gje e tille nuk ka ndodhur...
Fati i dosjeve
Fati i dosjeve te telefonatave te pergjuara perbejne edhe piken me te erret te skandalit ne fjale. Nga hetimet paraprake rezulton se nje pjese e tyre jane fshire, pjesa tjeter me e madhe jane derguar ne nje destinacion te mistershem, ndersa nuk perjashtohet mundesia qe ato te jene perdorur edhe si mjet shantazhi ndaj deputeteve te pergjuar.
Komisioni nen kercenimin e sabotimit
Faktet tronditese me te cilat jane ballafaquar anetaret e Komisionit Hetimor Parlamentar i kane detyruar keta te fundit qe te zgjerojne gamen e veprimtarise se hetimeve te komisionit. Tashme anetaret e ketij komisioni do te synojne qe te gjeje emrat e deputeteve te pergjuar si dhe destinacionin e materialeve dhe fashikujve te bisedave te zhvilluara. Madje per kete, anetaret e komisionit kane bere te ditur se do te kerkojne edhe shtyrjen e afatit te punimeve te tij. Gjithsesi, veprimtaria dhe realizimi me sukses i punimeve te ketij komisioni jane vene ne dyshim pas sabotimeve te vazhdueshme qe ka pesuar nga administrata kuvendore dhe kryetarja e Parlamentit. Administrata kuvendore ende nuk ka çuar emrat e eksperteve, te cilet do te angazhohen gjate punimeve te ketij komisioni. Nderkohe qe dy jave me pare, kryetari i ketij komisioni, Jak Ndoka, u ankua ndaj kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli per mungese korrektesie dhe pengesa te vazhdueshme per veprimtarine e ketij komisioni. Gjate publikimit te bilancit paraprak te punimeve te komisionit, Ndokaj ka shprehur shqetesimin per vonesat nga administrata kuvendore per percjelljen e shkresave, si dhe marrjes se dokumenteve dhe informacioneve nga institucionet perkatese si SHISH, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Pergjithshme.
19 Dhjetor 2007