LSI-ja gjen konsensusin e PSD-se dhe PAD-se per proporcionalin e paster
Levizja Socialiste per Integrim, Partia Social-Demokrate dhe Partia Aleanca Demokratike, propozojne sistemin e paster proporcional per t’u aplikuar ne proceset e ardhshme zgjedhore ne Shqiperi. Deklarata e dy diteve me pare e kreut te LSI-se, Ilir Meta, ne lidhje me kete sistem, jo vetem qe eshte pasuar me reagime mbeshtetese nga ana e forces politike qe ai drejton, por edhe nga perfaqesuesit e dy partive te tjera opozitare, si PSD dhe PAD. Gjate dites se djeshme, sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, ne nje konference per shtyp deklaroi se LSI-ja propozonte sistemin e paster proporcional, si nje sistem qe paraqiste avantazhe te dukshme per demokratizimin e proceseve zgjedhore ne Shqiperi. “LSI mbeshtet dhe preferon aplikimin e nje sistemi te paster proporcional, i cili zgjidh ne menyre te plote, veçanerisht dy çeshtje te medha te perfaqesimit; ate te votes se emigranteve dhe nje perfaqesim me te gjere te grave si dhe eliminon fenomenin e Dushkut, duke i vendosur te gjitha partite ne nje start te barabarte ne garen elektorale, duke evituar perfaqesimin fiktiv te partive politike”, - tha Vasili, i cili shtoi se LSI-ja e konsideron reformen zgjedhore si nje çeshtje qe kerkon konsensus sa me te gjere politik. Sinjalet e konsensusit nuk kane vonuar te vijne nga dy partite opozitare, PSD dhe PAD. Nenkryetari i Socialdemokrateve, Engjell Bejtaj, tha se forca politike qe ai perfaqeson nuk eshte kunder sistemit proporcional te paster, “PSD nuk ka kundershtuar ne asnje rast nje proporcional te paster, por vlereson se per mentalitetin shqiptar elektorati ka ende nevoje te kete nje reference persa i takon nje zone te caktuar, ku votuesit duan te dine se kush do te jete deputeti i tyre. Kete mundesi proporcionali i paster nuk e krijon, kurse ai gjerman po", - tha Bejtaj. Ai shtoi se sistemi gjerman eshte nje sistem proporcional, madje proporcional gati i paster. Perveçse krijon pershtypjen e nje maxhoritari persa u perket 70 zonave, perseri ai eshte teresisht i korrektueshem ne planin proporcional". Nderkohe, kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, u shpreh pro propozimit te Levizjes Socialiste per Integrim. “Sistemi elektoral i zgjedhur nga partite e vogla eshte nje sistem i paster proporcional, ndersa modeli eshte nje proporcional i personalizuar. Lidhur me propozimin e LSI-se, nuk shoh ndonje kontradikte dhe ne fakt ky model i saj zgjidh edhe kerkesen kryesore te kesaj partie, qe eshte dhe pikenisje e reformes, eliminimi i ‘Dushkut’”, - tha Ceka.
19 Dhjetor 2007