E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, diskutime për kushtetutën me partitë e vogla

 

Presidenti i Republikës Bamir Topi është takuar sot paradite me përfaqësues të partive të vogla. Takimi i Topit me ta në hotel "Sheraton", do të përqëndrohet mbi propozimet për ndryshime në kushtetutë. Në takim me presidentin janë kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, kreu u Aleancës Demokratike Neritan Ceka, kreu u partisë republikane fatmir Mediu dhe deputeti I pavarur Spiro Peci. Çështja më delikate në këtë diskutim do të jetë ndryshimi në kushtetutë për zgjedhjen e presidentit, por nuk do të lihen pas dore edhe ndryshimet për reformën zgjedhore. Propozimet për ndryshime në nene të vëçanta të kushtetutës janë iniciuar nga PD dhe mbështetur dhe nga PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›