E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Qeverisja familjare e Berishës dhunon shqiptarët

>Në një deklaratë të djeshme për shtyp deputeti socialist Erion Brace ka akuzuar qeverinë Berisha si  qeverisje familjare, e paaftë dhe e korruptuar, e cila  vazhdon aksionin e saj virtual të dhunimit të shqiptarëve, do të doja t'i jepja forcë zërit të qytetarëve shqiptarë, gjykimit të tyre për jetën që bëjnë, kushtet ekonomike, papunësinë, të ardhurat, qeverisjen, korrupsionin. Do të doja ta bëja këtë në referencë të vitit 2008, nisur nga vlerësimet e bëra nga GALLUP BALKAN MONITOR,  në partnership me EUROPIAN FUND FOR THE BALKANS. Raportin analitik për vitin 2008. Për kundër shifrave që materializojnë miliarda dhe lumturi nga Sali Berisha, shqiptarët e thjeshtë, të pyetur, të grupuar, bëjnë numra që tregojnë mjerimin ku ndodhemi, vendin ku vidhemi dhe arsyet reale pse duhet të largohemi nga ky vend.  Qeverisja familjare e Sali Berishës gjykohet se po drejton vendin keq. Gjysma e shqiptarëve mendojnë këtë, 42 % vlerësojnë pozitivisht, tha Braçe. Sipas Braçes, qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që 71 % e shqiptarëve të gjykojnë kushtet ekonomike të vendit jo të mira. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që standardi i jetesës, cilësia e jetës, për 38 % të shqiptarëve të jetë përkeqësuar. Për 25 % të jetë e njëjtë dhe vetëm për 36 % më e mirë.  Qeverisja familjare e Sali Berishës, ka bërë që të ardhurat për jetesën të dalin me shumë lehtësi për 6 %, me lehtësi vetëm për 28 %, me vështirësi për 51 %, dhe me shumë vështirësi për 15 %. Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që 63 % të shqiptarëve, ta kenë të vështirë dhe shumë të vështirë për të gjetur punë, 25 % ta shohin njësoj situatën dhe vetëm 5 % ta kenë të lehtë për të gjetur punë. Pikërisht këto janë arsyet pse 31 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi dhe 22 % nuk dinë ç'të thonë, ka thënë Braçe për qeverisjen Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›