Përqafimi i qëlluar serb
>Nga Uran KRASNIQI
Për aq sa kam pasur mundësi, kam arritur të identifikojë dy grupe kryesore serbe, të cilat posedojnë qëndrim diametralisht të kundërt në lidhje me Kosovën, çka njërin prej tyre do të ishte e udhës që ta përvetësonin serbët që jetojnë në shtetin e më të ri të botës.
Njëri është ai që përbëhet prej demek intelektualëve Ivo Andriç, Dobrica Qosiq, Vuk Drashkoviç, kurse tjetri është ai që mund të identifikohet me intelektualët Bogdan Bogdanoviç, Mirko Kovaç, Vladimir Arsenijeviç etj. Çështë e vërteta, ka qenë pikërisht mendësia e këtyre të parëve, që e ka ndezur eshkën e nacionalizmit serb në këtë pjesë të botës, me çrast sidomos në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë janë shkaktuar dhimbje të mëdha, gjatë dekadës së kaluar. Për këtë tabor Kosova është djep i serbizmit dhe dihet që vetëm në luftën e fundit më 1998-99, janë vrarë afërsisht pesëmbëdhjetë mijë njerëz, rreth njëzet mijë femra janë dhunuar, dy mijë veta ende janë të pagjetur (kufomat e të cilëve dyshohet që janë diku në Serbi), janë deportuar jashtë Kosovës afër një milion të tjerë, kanë mbetur të gjallë me plagë në trup shumë të tjerë, qindra-mijëra shtëpi janë djegur, shkatërruar, janë plasur zemra të të gjitha moshave Të gjitha këto dëme mbi bazën e arsyeshme: shqiptari (sic!). Jam i vetëdijshëm për faktin që sapo e paraqita shumë varfër tërë atë që është jetësuar përmes monstrumit Sllobodan Milosheviç, i spozoruar ideologjikisht prej mentorëve të njohur! Që kurrë një prej tyre su bë për asnjë çast Jaspers, hiç se hiç Brandt! Për dallim prej gjoja intelektualëve serbë, Bogdanoviç, Kovaç, Arsenijeviç etj., në raport me Kosovën në kontinuitet kanë manifestuar një qëndrim krejt tjetër. Veç kundërshtimit të hapur për nacionalizëm, ka qenë edhe Kosova njëra prej gjërave që ka ndikuar, që njërit i është dashur të ikë për Austri, tjetrit për Kroaci, tjetrit për Meksikë Bërkoviçit për Shqipëri! Mendimi i tyre për rastin e Kosovës ka qenë statik: është vullnet i më shumë se sa nëntëdhjetë për qind të popullsisë së atjeshme që duhet respektuar. Ata spo ndihen mirë!. Vetë Arsenijeviç disa herë e ka pranuar: keni qenë zezakët tanë. Derisa mentaliteti i parë është i pranueshëm për serbët e Kosovës, qasja e korrentit të dytë deri më tash lirisht mund të thuhet që ka qenë e huaj për ta. Skam se si e harroj një diskutim privat me ish-politikanin shqiptar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, Xhemajli Bajraj, i cili më thoshte se: nuk i donë, por i përdorin për interesat e tyre. Fjala ishte për serbët e Kosovës se si janë të instrumentalizuar nga Beogradi zyrtar. Por është rregull që sa herë harron interesat e tua për ato të tjetrit, pëson në fund. Në politikë, terrenin ku absolutisht nuk vlen slogani i Martikos: Mos e ngri lumturinë tende, mbi fatkeqësinë e tjetrit!. Sikur lumturitë më të mëdha ngrihen bash mbi fatkeqësitë më të tjetrit! Në fakt tamam është atëherë kur dikush identifikohet me një qëndrim origjinal kundrejt diçkaje, por në mungesë të tij, përpara një familjarizimi të keq parapëlqej atë që do të ishte më i mirë. Përpara përqafimit të politikës që shquhet me konfiskim jetë njerëzish, atë që nis me fjalën bashkë. Bashkëjetesë, bashkëpunimTë mos e harrojmë Darvinin kur thotë se krijesat që nuk mund të përshtaten vdesin. Realisht edhe trinomit Tadiç-Cvetkoviç-Jeremiç, që udhëheq sot me Serbinë nuk i mungon asnjë trohë disponimi për manipulime me ata që u hiqen sikur ua donë të mirën, duke i nxitur pareshtur për obstruksione të ndryshme në Kosovë. I vetmi politikan serb, prej të cilit mund të pritet diçka normale në rast se vjen ndonjëherë në pushtet është Çedomir Jovanoviç, i cili është shprehur haptazi se është për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Serbët e Kosovës më në fund duhet të ngjizin tek vetja atë që Kanti e quante autonomi e vullnetit. Receptuar për rastin konkret: secili serb që jeton këtejpari ti thotë vetës; unë duhet ta përqafoj skuadrën e Bogdanoviçit, Kovaçit, Arsenijeviçit etj; Unë duhet ta pranoj shtetin e Kosovës si timin; Unë duhet të mos e dëgjoj Beogradin zyrtar etj. Demonstrimi i destruktivitetit nuk qet asgjëkundi.