E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastrës, biblioteka merr emrin e rilindësit Apostol Meksi

>Biblioteka publike në qytetin Gjirokastrës merr emrin e rilindësit Apostol Meksi. Ceremonia zyrtare e vendosjes së emrit organizua në prani të autoriteteve të larta vendore, si kreu i Bashkisë Flamur Bime, drejtori i Arsimit Rajonal, Vasil Muka, qytetarë, nxënës, studentë, etj. Rilindësi Apostol Meksi u lind në Labovë më 1825 dhe sikurse shkruan vetë në Studime shqiptare. Pasi kreu shkollën fillore në Labovë, studioi në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe i dha mësimet e para të shqipes albanologut të ardhshëm, Hahn. Apostol Meksi është ndër të parët intelektualë patriotë shqiptarë, që u mor me folklorin, duke mbledhur, përpunuar dhe paraqitur në botë trashëgiminë folklorike shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›