E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe, Ramës: Editoriali, një turp i rëndë – po na trajton si rrugaçë nga Tottenham-i

17-08-2011 / Gazeta 55

Erjon Braçe është një nga zërat më të rëndësishëm brenda të majtës politike dhe veçanërisht në PS, pasi kontributi i tij është disa vjeçar dhe prej më shumë se 4 legjislaturash në Kuvendin e Shqipërisë. Sot, reputacioni i tij në PS s’merret më seriozisht nga shpura e 99-shave të Edi Ramës. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se lidershipi i PS-së s’e ka më me sy të mirë deputetin ‘mistrec’, ndërsa e ka asgjësuar plotësisht nga çdo “dritare” mediatike, duke e kushtëzuar deri aty sa, ai s’mund të jetë më në konferenca për shtyp, apo komunikime të ndryshme me mediat, nga selia e PS. Masat e forta shtrënguese, rrjedhin që nga ndryshimet statusore të PS, pas kryqëzimit të ish anëtarëve të LMN-së, të cilët në emër të Partisë Socialiste, i kërkonin kryetarit në detyrë atëherë, të merrte përsipër ‘koston’ elektorale të 2009-ës si dhe të largohej nga drejtimi i PS-së. Por, deputeti Braçe ka tejkaluar çdo normë kufizuese, madje shpesh herë është shprehur se s’do pranojë të censurohet nga askush. Prej, gati 2 muajsh, Braçe “shfryn” të gjithë mllefin në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social Facebook. Komunikimi i tij më i fundit me miqtë në Facebook, lidhet me Editorialin e gjatë të Edi Ramës, “materialin e shfajësimit ndaj humbjes së garës zgjedhore për Tiranën”. Për Braçen, shkrimi i Ramës ishte një turp i vërtetë, teksa indirekt deputetët socialistë i krahason dhe rrugaçët e lagjes Tottenham të Londrës. “Çfarë ke thënë kështu? “Protestat...I bën populli”?! Po ne çfarë jemi? Unë nuk jam rrugaç nga Totenhemi!”- shkruan Braçe. Ndërsa, teksa ka marrë mbështetjen e qindra miqve të profilit të tij zyrtar në Facebook, i bën thirrje Edi Ramës, t’u japë liri shprehje deputetëve socialistë.
“Ky nuk mund të jetë kursi im! Më shumë se pushtetin dua Lirinë!”- shprehet deputeti socialist Erjon Braçe.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›