E Diel, 1 Nëntor 2026

Franko Fratini shpallet Qytetar Nderi i Tiranës

Share

Ish-shefi i diplomacisë italiane, Franko Fratini është shpallur Qytetar Nderi i Tiranës. Në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha në Pallatin e Brigadave, Fratinit ju dorëzuan çelësat e Tiranës me motivacionin Për kontributin e çmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen dhe integrimin euroatlantik të Shqipërisë, raporton Ora News.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast qytetari i parë i Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se Fratini nuk merr sot çelësin e suksesit, pasi çelësat e zemrave të shqiptarëve i ka pasur prej kohësh.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Berisha shprehu vlerësimin më të madh ndaj Fratinit, duke vlerësuar jo vetëm rolin e tij në liberalizimin e vizave, por dhe në integrimet euroatlantik dhe atë Europian.

Jemi sot këtu për të shprehur nderimin e madh mirënjohjen e thellë respektin e palëkundur të një figure të shquar dhe një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, i cili me përkushtimin ndaj vendit dhe kombit të tij ka dhënë një kontribut historik në arritjet e tyre. Jam i vetëdijshëm për rolin tuaj shumë të çmuar në integrimin europian dhe euroatlantik në përgjithësi dhe atë të heqjes së vizave në veçanti. Kënaqësia jonë është se ne ju nderojmë sot pasi kemi dëshmuar performancën më të mirë pas liberalizimit të vizave, tha Berisha.

Ndërsa vetë ish-Ministri italian u shpreh i nderuar nga ky vlerësim ndaj tij, ndërsa shprehu bindjen se heqja e vizave nuk ishte as dhuratë as favor nga BE, por gjithçka ishte më se e merituar.

Është një nder i madh për mua sa i përket nderit që më bëhet nga zoti. Basha dhe fjalët që tha Kryeministri Berisha. Kjo vizita e imja në Tiranë është dëshmi e nderit që më bëhet në një vizitë vëllazërore në Shqipëri. Është një nder i madh ku sot mu dorëzuan çelësat e Tiranës dhe kam kënaqësinë të shoh dhe ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në qytetin e Tiranës. Shqipëria e meriton vërtet këtë përpjekje, dhe liberalizimi i vizave nuk ishte një dhuratë apo favor, por gjithçka më se e merituar, u shpreh Fratini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›