E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace Tentative manipulimi ne njesine 5

Partia Socialiste akuzon per tentative manipulimi te votave ne Tirane. Deputeti Erjon Brace foli serish sot per krim elektoral duke iu referuar disa personave  sipas tij te paautorizuar qe jane ulur ne tryezat e numerimit te njesise 5.

“Në njësinë numër 5 janë ulur këta persona: Avni Rexhep Hasa me gradën nënkomisar dhe me detyrë shef i qendrës së trajnimit Kombinat në Policinë e Mbrojtjes ndaj Zjarrit. Ky person është një shkelje flagrante e kodit zgjedhor. Personi i dytë, Andi Toma, me detyrë keqbërës në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Po i kërkoj edhe këtij zotërie të çohet nga tavolina e numërimit. I treti, Ervin Minarrolli, me detyrë keqbërës në Drejtorinë e Transportit Ajror në Ministrinë e Transportit. Edhe këtij po i bëj thirrje që ta ndalë krimin elektoral të tij të verifikuar ditën e dielë, ditën e hënë dhe ditën e martë në njësinë numëe 10, të mos i shtojë vetes veprime të tjera penale. Personi i katërt, shtetasi Martin Biba, në proces verifikimi nga ne. Deri në këto momente rezulton si nëndrejtor i Sigurisë për të gjitha portet dhe aeroportet në Shqipëri. I pesti, Pjerin Prendi. Edhe ky në proces verifikimi prej nesh, por që rezulton pjesë e rrjetit familjar të komandantit të Gardës së Republikës”- tha Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›