E Diel, 1 Nëntor 2026

Internet ne fshat marreveshja OKB-Shqiperi

Më tepër mbështetje për Shqipërinë dixhitale i ka siguruar koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Benjelloun, Ministrit të Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje.

Në fjalën e tij, Pollo sqaroi se projekti i ri do të përfshijë shtrirjen e rrjetit të sistemit informatik edhe në zonat më të thella të vendit, e jo vetëm ne sektorin e administratës, por edhe në shkolla. Ky rrjet sipas Ministrit të Inovacionit, do të ndikojë pozitivisht për qytetarët, pasi shërbimet kundrejt tyre do të kryhen shumë më shpejt dhe në kohë reale.

Pollo theksoi se arritja e objektivave për një Shqipëri digjitale pritet të kërkojë investime të metejshme në infrastrukturë, përmirësim të legjislacionit dhe ngritjen e kapaciteteve.

Ndërsa koordinatorja e Kombeve të Bashkuara vuri në dukje mbështetjen teknike të PNUD-it, për ngritjen e një Rrjeti Kombëtar, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e aftësisë konkurruese të Shqipërisë.

Ky projekt është pjesë e programit, “Një OKB në Shqipëri” dhe është financuar nga Fondi i Koherencës së Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›